E Diel, 1 Nëntor 2026

Duhet bërë më shumë për të patur zgjedhje me standardeNga Olli RehnU vura në dijeni mbi konkluzionet paraprake të OSBE/ODIHR, në të cilat nënvizohet se në disa fusha janë bërë përparime konkrete. Sidoqoftë, këto përmirësime u eklipsuan nga politizimi

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Duhet bërë më shumë për të patur zgjedhje me standardeNga Olli Rehn

U vura në dijeni mbi konkluzionet paraprake të OSBE/ODIHR, në të cilat nënvizohet se në disa fusha janë bërë përparime konkrete. Sidoqoftë, këto përmirësime u eklipsuan nga politizimi i aspekteve teknike të procesit zgjedhor, si dhe dhuna e vërejtur gjatë fushatës zgjedhore. Dita e zgjedhjeve ishte në përgjithësi e qetë dhe paqësore. Pati përmirësime të lehta për sa i përket procesit të votimit, edhe pse u vunë re disa shkelje procedurale.

Jam dakord me deklaratën e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, sipas së cilës vlerësimi përfundimtar i zgjedhjeve nuk mund të bëhet para numërimit të votave dhe para nxjerrjes së rezultateve. Sidoqoftë, këto zgjedhje nxjerrin në pah qartësisht nevojën që lidershipi politik shqiptar, i të gjitha kahjeve politike, të punojë shumë, në mënyrë që të zhvillojë në të ardhmen zgjedhje që janë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare dhe që të gëzojnë besueshmëri të lartë të zgjedhësve shqiptarë.

* Deklaratë e Komisionerit Evropian për Zgjerimin mbi zgjedhjet në Shqipëri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›