E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështimi nuk është opsion për Gjermaninë

Selektori i Gjermanisë, Joachim Low, është optimist para Euro 2012, por ai ka pranuar se suksesi nuk është i garantuar dhe se në këto momente po mendon vetëm për ndeshjen e parë me Portugalinë.

“Kam pasur shumë kohë që të mendoj krejt skenarët e mundshëm që nga janari dhe shkurti. Por, në këtë moment në mendjen time është vetëm Portugalia”, tha Low për Kicker.

Ai ka insistuar se dështimi nuk është opsion për Gjermaninë gjatë kësaj vere. “Nuk jam duke menduar për mundësinë e dështimit. Ekipi ka bërë progres të madh. Kjo nuk garanton se ne do të fitojmë titullin, pasi detajet do të jenë vendimtare këtë verë”, vazhdoi ai.

52-vjeçari po ashtu tha se kombëtaret si Holanda, Portugalia dhe Spanja kanë shumë lojtarë kualitativë.

“Askush nuk mendon se Holanda është inferiore me lojtarët si Robben, Sneijder e Van Persie. Portugalia ka Ronaldon dhe Pepen, ndërsa Spanja ka yjet si Xavi, Iniesta e Torres”, tha në fund Low. Gjermani ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian këtë verë do ta zhvillojë kundër Portugalisë më 9 qershor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›