E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshtojne bisedimet per kufirin


Pas 12 orë bisedimesh, delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë nuk arritën ndonjë marrëveshje mbrëmjen e së mërkurës, mbi çështjen e menaxhimit të integruar të kufinjve.

"Në kuadër të diskutimeve është vërejtur se ende ka diferenca mes paklëve dhe prandaj nuk ka patur rezultate konkrete. Do të vazhdojmë për këto cështje dhe gjithë këto bisedime janë fokusuar në cështjen e menaxhimit të integruar të kufijve", tha kryesuesja e delegacionit kosovar për negociatat me Serbinë, Edita Tahiri.

Ndërsa burime pranë zyrës së ndërmjetësuesit Robert Cooper njoftuan për një “progres të mirë”, për menaxhimin e kufijve në ditën e dytë të raundit të tetë, palët Veriu i KosovësSerbët e veriut: Të zhgënjyer nga Tadic Serbët nuk heqin barrikadatDacic: Situata në veri mund të rëndohet vijojnë në Bruksel bisedimet për cështje të tjera.

Nuk dihet ende sa do të zgjasin bisedimet e sotme, rezultatet e të cilave pritet të diskutohen edhe nga këshilli i ministrave të jashtëm që mbahet në të njëjtën ditë në Brulsel.

“Do të bisedojmë gjithashtu për Ballkanin Perëndimor, Serbinë dhe Kosovën. Siç e dini dialogu vijon edhe sot, në ditën e dytë të diskutimeve dhe jam e kënaqur që shoh se po merr formë", tha Catherine Ashton, përfaqësuese e Lartë në BE.

Siç deklaruan disa zyrtarë të lartë të BEsë, nëse në bisedimet e sotme arrihet progres, Serbisë pritet t’i jepet sërish drita jeshile për marrjen e statusit kandidat në këshillin e 9 dhjetorit, proces ky që është vënë në rrezik nga incidentet e dhunshme në veri të Kosovës.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova "TI": Kosova më e korruptuara
Kosova, që deri para pak muajsh mbante epitetin si shteti më i ri në botë, vazhdon të renditet në mesin e shteteve më të korruptuara të botës.
Thaci: S’ka bisedime me strukturat kriminale
Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka deklaruar sot se është i gatshëm të bisedojë me qytetarët serbë të veriut, por në asnjë mënyrë nuk do të komunikojë me strukturat ilegale kriminale. Protesta kundër procesit "Limaj"
Dhjetëra qytetare u mblodhen të enjten në mëngjes para gjykatës, ku po zhvillohet gjykimi i deputetit Fatmir Limajt, nën akuze për krime luftë në fshatin klecke gjate luftes në Kosove.
EULEX, flet për dëshmitarin X
Misioni i Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, thyen heshtjen dhe flet për dëshmitarin kyc të cështjes Limaj, Agim Zogajn i cili u gjet i vdekur në Gjermani në fund të shtatorit.
“Kufijtë”, tema e nxehtë e dialogut Kosovë-Serbi
Sulmet ndaj KFOR-it në veri të Kosovës rrezikojnë dhënien e statusit kandidat për Serbinë në samitin europian të 9 dhjetorit nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje e rëndësishme në raundin e fundit të dialogut për këtë vit, që nisi të mërkurën në orët e paradites në Bruksel.

Lajmet kryesore

Korrupsioni, Shqipëria përkeqësohet
Raporti i 'TI': Ze vendin e parafundit në rajon
Urdhër-arresti për Ilir Kumbaron
Fule: Topin e kanë shqiptarët
Ina Rama: Tre akuza për 21 janarin
SIDA, Ministria: 65 raste të reja në 2011

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›