TI Kosova me e korruptuara

Kosova, që deri para pak muajsh mbante epitetin si shteti më i ri në botë, vazhdon të renditet në mesin e shteteve më të korruptuara të botës.
Rezultatet e tilla janë të organizatës 'Transparency International' dhe 'Transparency International Kosova', që u publikuan të enjten nga Instituti Demokratik i Kosovës.
“Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsioni për vitin 2011, në nivel global, Kosova radhitet në vendin e 112, që do të thotë se konsiderohet si një vend me nivel të lartë të korrupsionit, duke u vendosur kështu në një grup me shtetet si: Algjeria, Egjipti, Moldavia, Senegali dhe Vietnami. Ndërkohë që mungesa e vullnetit politik dhe neglizhenca e vazhdueshme e institucioneve tona për ta luftuar këtë fenomen, ka bërë që Kosova të renditet si shteti më i korruptuar edhe në mesin e shteteve të rajonit, duke e pamundësuar kështu krahasimin e saj me shtetet që gjenden më afër saj”, tha Merita Mustafa, nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Me këtë rast, Mustafa ka thënë se 'Transparency International Kosova', i bën thirrje Qeverisë, Kuvendit dhe të gjitha institucioneve tjera përgjegjëse, që ky indeks dhe raportet tjera, të cilat flasin për korrupsionin në Kosovë, të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj këtij fenomeni, duke treguar përkushtim maksimal dhe duke bërë veprime konkrete në luftë kundër korrupsonit.
AK: Korrupsioni, faji i politikes
Për Aleancen Kuq e Zi raporti i "Transparency International" shihet si tabllo shqetësuese e korrupsionit, jo vetëm për politikëbërësit në Tiranë e Prishtinë, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.
"Nga pikepamja e pikeve jemi kthyer 4 vjet prapa, jemi ne kohet e vitit 2007. Nga pikepamja e renditjes, nuk kemi lene me asnje prapa, kemi vetem popullin shqiptar. Ne jemi te parafundit ne rajon, Kosova eshte e fundit. Jane qeverite shqiptare te Shqiperise dhe Kosoves, qe edhe pas 20 vjet demokraci ne Shqiperi, me nje shtet edhe pse ende i brishte ne Kosove, renditemi te fundit, persa i perket korrupsionit dhe integrimit ne Bashkimit Evropian. Qeverite shqiptare duhet te marrin persiper koston e veprimtarive te tyre dhe duhet te kuptojne se e kane renditur popullin e tyre te fundit ne rajon, me keq se sa shtete qe kane probleme te thella sociale, apo qe sa kane dale nga lufta", tha perfaqesuesi i Aleances, Endrit Shabani.
Aleanca Kuq e Zi ka fajesuar klasen poltikike ne Shqiperi dhe Kosove, per situaten e korrupsionit dhe mosberjen sa duhet ne luften kunder ketij fenomeni i kthyer ne nje kancer per shoqerine shqiptare.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Dështojnë bisedimet për kufirin
Pas 12 orë bisedimesh, delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë nuk arritën ndonjë marrëveshje mbrëmjen e së mërkurës, mbi çështjen e menaxhimit të integruar të kufinjve.
Serbët e veriut: Të zhgënjyer nga Tadic
Serbët në veriun e Kosovës ndihen të zhgënjyer nga apeli i presidentit serb Boris Tadic për largimin e barrikadave, pasi kjo binte ndesh me interesat e Serbisë. Thaci: S’ka bisedime me strukturat kriminale
Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka deklaruar sot se është i gatshëm të bisedojë me qytetarët serbë të veriut, por në asnjë mënyrë nuk do të komunikojë me strukturat ilegale kriminale. Protesta kundër procesit "Limaj"
Dhjetëra qytetare u mblodhen të enjten në mëngjes para gjykatës, ku po zhvillohet gjykimi i deputetit Fatmir Limajt, nën akuze për krime luftë në fshatin klecke gjate luftes në Kosove.
EULEX, flet për dëshmitarin X
Misioni i Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, thyen heshtjen dhe flet për dëshmitarin kyc të cështjes Limaj, Agim Zogajn i cili u gjet i vdekur në Gjermani në fund të shtatorit.
Lajmet kryesore
Korrupsioni, Shqipëria përkeqësohet
Raporti i 'TI': Ze vendin e parafundit në rajon
Urdhër-arresti për Ilir Kumbaron
Fule: Topin e kanë shqiptarët
Ina Rama: Tre akuza për 21 janarin
SIDA, Ministria: 65 raste të reja në 2011