E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështojnë bisedimet ushtarake mes dy Koreve

Bisedimet ushtarake mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut, të mbajtura me qëllim zbutjen e tensioneve në gadishull, kanë dështuar.
Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarët e Seulit, të cilët thanë se pjesëmarrësit në bisedime vijimësisht dështuan në arritjen e konsensusit për agjendën e takimeve të niveleve më të larta.

Takimi u mbajt në fshatin kufitar të Panmunjom-it dhe ishte i pari që prej bombardimit të ishullit koreanojugor nga Koreja e Veriut.

Më herët, Koreja e Veriut theksoi se në princip kishte rënë dakord për ofertën e Koresë së Veriut për të filluar bisedimet në çështjet humanitare.

Në këtë ofertë përfshiheshin bisedimet për bashkimin e familjeve që i ka ndarë lufta e Koresë dhe programe turistike dhe industrial të përbashkëta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›