E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshtojne certifikatat elektronike

Radhet e gjata me te cilat perballesh ne njesite Bashkiake, per nje certifikate te bejne te kuptosh se me siguri ato nuk pergatiten ne menyre elektronike. Dhe posa zgjat koken per te pare se c'po katranosin punonjeset e gjendjes civile, veren se njera prej tyre dic po kerkon ne nje regjister te vjetruar nga koha, ndersa nje tjeter sapo e ka mbaruar kete proces. Tashme po ploteson me dore nje certifikate, per te rinisur serish me pas kerkimet, per kedo qe e kerkon kete dokument. Emrat qe shohin ne regjistrat e pafundme u duken te lodhshem. Pas ndonja 2 oresh pune punonjeseve te gjendjes civile nuk u punon me truri. Ato nuk pranojne te flasin, sepse nuk eshte dita me e mire per to. Bllokimi i punes per nje dite, ka dhene efektet e veta negative. Keshtu, kushdo qe s'ka mundur ta marre certifikaten te henen, eshte paraqitur qe ne mengjes per ta marre diten pasuese, pra dje. Dhjetera njerez shtyhen me njeri-tjetrin, kush e kush te mbaroj me pare pune. Dhe sigurisht qe u duhet te presin. Procedurat e nxjerrjes se nje certifikate me metoden e hershme, pra me dore, nuk u lene luksin qe te mbarojne pune sakaq. Per secilin hallexhi qe paraqitet dyerve te gjendjes civile, nje punonjese duhet te harxhoje kohe te konsiderueshme, per kerkimin ne regjistra, plotesimin dhe shperndarjen e tyre. Mungesa e ajrit te kondicionuar ne zyren 3x3 dhe fluksi i madh i njerezve ua veshtiresojne se tepermi punen. Gjendja ishte me e rende se asnjehere dje, per shkak se diten e hene te gjitha njesite e gjendjeve civile bllokuan procesin e shperndarjeve te dokumenteve te identifikimit qe mbusheshin me shkrim dore. Sipas kryetares se njesise Nr5 ne Tirane, Jeta Seitaj ka qene vete Ministria qe ka shperndare nje urdher te dyte per te vazhduara me metoden e vjeter te shperndarjes. Kjo ka cuar ne dyfishim te ngarkeses se stafit. Nga drejtoria e gjendjes civile ende nuk jepet nje version zyrtar per shtyrjen e ketij procesi qe pritet te krijoje mjaft lehtesira duke nisur nga shpejtesia e pergatitjes deri te saktesia ne dhenien e gjeneraliteteve.

Reagimi

Ministria e Brendshme deklaroi dje se procesi i shperndarjes se certifikatave elektronike do te nise brenda javes ne vazhdim. Fatmir Konja, drejtor i shtypit te MB-se, tha se autoritetet e Ministrise se Brendshme fillimin e ketij sherbimi e kane ne plan ta nisin gjate diteve te mbetura te javes se punes. Ai shtoi se perurimi i ketij sherbimi te rendesishem, eshte ne rrugen e modernizimit "Ju bejme me dije se procesi i shperndarjes se certifikatave elektronike per qytetaret do te filloje brenda kesaj jave", - deklaroi zedhenesi Konja.

Shkaqet

Sipas burimeve te brendshme te njesive Bashkiake, shkak per keto vonesa jane bere disa te dhena ne rrjetin e regjistrit elektronik. Keshtu, programi i pergatitur nuk ka njohur disa te dhena, duke kufizuar numrin e sherbimeve qe duhet te jepen neper zyrat e gjendjeve civile ne njesite bashkiake. Sikurse mesohet, pas pergatitjeve te deritanishme mund te jepen vetem certifikata personale, familjare, por jo sherbime te vecanta qe lidhen me dhenien e atesise se femijes, cregjistrimin e te vdekurve, etj.

Luljeta Ndoka


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›