E Diel, 1 Nëntor 2026

FRESSH: Te ulet duhanpirja te te rinjte

Forumi Rinor Eurosocialist shqiptar (FRESSH), ne diten nderkombetare te te rinjve, vuri ne dukje se fenomeni i duhanpirjes tek te rinjte eshte kthyer ne nje gangrene shoqerore. Nga ana tjeter, sipas ketij forumi, shqetesues eshte edhe konsumimi i alkoolit tek te rinjte. FRESSH ka ftuar Kryeministrin te nxjerre nje urdher per te ndaluar rreptesisht, jo vetem konsumin e lendeve te demshme neper oborret e shkollave, por edhe neper mjediset rreth tyre. "I kerkojme Parlamentit dhe zonjes Topalli te ndermarrin nisma per te nxjerre nje ligj te forte, ku te penalizohen rende ata qe ofrojne pije alkoolike per te rinjte nen 18-vjec", deklaroi FRESSH. Sipas tij, vitrina me e trishte e ketij realiteti eshte zona e ish-Bllokut ne Tirane, ku te rinj pa mase, dyndin lokalet, jo sepse ata jane nje konsumator racional qe di te zgjedhe ne baze te shijeve te tij, por sepse kjo eshte e vetmja alternative qe i ofrohet". FRESSH vlereson se ne mungese te plote te aktiviteteve sociale, edukuese, sportive, defryese dhe kulturore nga ana e Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve qe drejtohet nga Ylli Pango, shume te rinjve sot, nuk u mbetet gje tjeter vecse te humbasin kohen kafeneve, te helmojne trupin me alkool, duhan dhe droge.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›