E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semundjet e zemres rimbursohen ne masen 70% nga ISKSH

Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor rimburson ne masen 70 per qind mjekimet per semundjet kardiovaskulare. Sipas ketij instituti vendosja e kesaj mase mbulimi eshte pare me perparesi. Kjo sepse semundjet kardiovaskulare zene vendin e pare ne semundshmerine e pergjithshme te popullates dhe sidomos tek moshat e treta. Keshtu, sipas burimeve nga Instituti i Sigurimeve te Kujdesit shendetesor, medikamentet per keto semundje rimbursohen ne masen rreth 70 per qind nga ky institut, ndersa zene rreth 33,3 per qind te shpenzimeve te rimbursimit vjetor per barnat. Sipas ISKSH eshte bere mbulimi i te gjitha grupsemundjeve dhe nje shperndarje e drejte e fondeve, duke marre ne konsiderate shpenzimet per rimbursimin e barnave ne vitin 2007. Lista e Barnave te Rimbursueshme 2008 mbulon rreth 94 per qind te semundjeve kronike, ndersa lista totale e barnave te rimbursueshme arrin ne 400 barna me nje vlere rreth 4.2 miliarde leke. Ministria e Shendetesise dhe ISKSH-ja vendosen qe ne listen e barnave te rimbursueshme te shtimin e 20 alternativave barnash ne forme dozash, si dhe bene zevendesimin e 5 barnave ekzistuese ne listen e Barnave te Rimbursueshme te vitit 2007. Zevendesimi i tyre u be me te njejtat barna, por qe kane nje pershtatje te forme-dozes me te cilen ato jane regjistruar dhe qarkullojne ne Shqiperi. Njekohesisht, specialistet vendosen qe te hiqen nga lista 11 barna, te cilat nuk jane ne qarkullim ne vendin tone ose jane deklaruar nga vete fabrikuesit e tyre qe nuk do te prodhohen me ne ate forme. Specialistet theksojne se per ato semundje, te cilat trajtoheshin me pare me keto barna, ekzistojne ne listen aktuale alternative te njejta per trajtimin e tyre. Keshtu, komisioni ka marre parasysh propozimin e ISKSH-se per te pasur dy lista me barna alternative, nje liste te plote te barnave te rimbursueshme dhe listen me bashkepagese me pacientin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›