E Shtunë, 31 Tetor 2026

LRI: Te rinjte po largohen nga vendi

Deklarate nga Levizja Rinore per Integrim ne Diten Nderkombetare te Rinise

Levizja Rinore per Integrim shprehu shqetesimin e saj te thelle per gjendjen e veshtire ne te cilen ndodhen sot te rinjte shqiptar. Sot eshte Dita Nderkombetare e Rinise, e percaktuar nga Organizata e Kombeve te Bashkuara, por ndryshe nga bashkemoshataret e tyre Evropian, te rinjte shqiptare nuk kane mundesi te gezojne e te festojne. Te rinjte shqiptare duhet te perballen me nje sistem arsimor qe cdo dite e me shume vetem eksperimenton. Deklarata e Bolonjes, e nenshkruar nga shteti shqiptar, thjesht montohet ne menyre mekanike, duke e bere te pasigurt te ardhmen e cdo te riu ne tregun e punes. Sipas kesaj levizjeje, Qeveria shqiptare ka miratuar Strategjine Kombetare te Rinise, nje dokument voluminoz, por qe per fat te keq ka ngelur thjesht nje tufe letrash te pluhurosura ne sirtaret e ministrit Pango. Asnje prioritet, ne asnje fushe qe prek rinine, nuk eshte zbatuar, cka tregon qarte, se premtimet e kryeministrit per te rinjte jane thjesht demagogji e paster dhe mashtrim i hapur. Sipas tyre, nje fenomen teper shqetesues per te rinjte shqiptar, eshte edhe mungesa e terreneve sportive dhe ambienteve te tjera clodhese, te cilat dita dites po zevendesohen me komplekse betoni, duke i larguar te rinjte nga sporti dhe jeta aktive si dhe duke i kthyer ne konsumator te nje jete pasive dhe pa perspektive.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›