E Diel, 1 Nëntor 2026

Deshtojne perseri perpjekjet per nje zgjidhje mes minatoreve dhe kompanise ACR

Ne Shqiperi kane deshtuar edhe sot perpjekjet per nje zgjidhje mes minatoreve te Bulqizes dhe kompanise austriake ACR e cila ka ne koncesion minieren.

Minatoret jane mbledhur serish perpara ambjenteve te zyrave ku serish ka patur prani te forcave te policise. Perfaqesuesi i kompanise austriake eshte takuar me nje grup minatoresh duke kerkuar qe nje perfaqesi e tyre te ulet ne bisedime por duke kundershtuar pranine e kreut te sindikates Kol Nikolli i cili sipas tij po manipulon nje pjese te minatoreve dhe po pengon pjesen me te madhe te tyre qe deshiron ti rikthehet punes.

Perfaqesuesi i firmes austriake deklaroi se jane pranuar tre kerkesat per rritjen e pages permiresimin e kushteve te punes dhe transparence ne realizimin e investimeve. Por minatoret te cilet nderprene greven e urise fundjaven e shkuar kane kundershtuar shmangien e perfaqesuesve te sindiaktes ne bisedime. Sipas kreut te sindikates Kol Nikolli firma Acr per kerkon te percaje minatoret duke kembengulur se per zgjidhjen e situates nevojitet nje marreveshje institucionale me kompanine koncesionare

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›