Tiranë, sherri për makinën, vritet me armë zjarri 45-vjecari
TIRANË-Një person ka mbetur i vrarë, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja e cila tronditi sot pasdite kryeqytetin ka ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën ‘Pjetër Budi’ pranë depos së ujit në Tiranë.
Viktima mësohet të jetë Abdurrahman Vrapi rreth 45-vjec. Mësohet se autori i ngjarjes Indrit Tresa është larguar menjëherë nga vendngjarja pasi ka qëlluar me armë zjarri disa herë në drejtim të viktimës.
Policia e cila është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të vrasjes ka mundur ta arrestojë atë pas 20 minutash.
Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti për gërvishtjen e makinës nga ana e një autobusi të linjës së Farkës.
Ndërkohë dyshohet se konflikti nuk ka ndodhur për mids autorit dhe viktimës, por djalit të 45-vjecarit tashmë të vdekur. Mësohet se viktma po përpiqej të ndalonte sherrin mids dy të rinjve.
Autori i vrasjes Indrit Tresa është shoqëruar në Drejtorinë e Policsë ku po merret në pyetje për shqyqet e vërteta të krimit, të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)