Zyrtare te FMN-se vizitojne Serbine bisedojne per buxhetin

Zyrtare te qeverise serbe kane nisur diskutimet me nje delegacion te Fondit Monetar Nderkombetare ndersa kerkojne nje hua tjeter te gatshme ne rast nevoje per vendin e tyre.
Kryeministri serb Mirko Cvetkovic u takua sot ne Beograd me nje delegacion te kryesuar nga Alber Jaeger. Te dy rane dakort se nje kufizim i rrepte i buxhetit dhe shkurtimi i shpenzimeve ne te gjitha nivelet e qeverisjes jane te domosdoshme.
Serbia shpreson te arrije nje marreveshje per nje hua paraprake prej 14 miliarde dollaresh.
Delegacioni i FMN-se do te qendroje ne Serbi deri ne 30 gusht. Bisedimet do te perfshijne rishikimin e buxhetit te vitit 2011 si dhe nje projektbuxhet per vitin 2012.