E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situate e renduar nga zjarret ne Qarkun e Shkodres

Me shume se 250 forca te ushtrise policise sherbimit pyjor dhe atij zjarrfikes po punojne prej tre ditesh per fikjen e vatrave te zjarrit ne disa zona te Qarkut te Shkodres.

Me e renduar situata eshte ne Malin e Taraboshit prane qyetit te Shkodres dhe pikes turistike te Shirokes si dhe ne Munelle te rrethit te Pukes.

Gjate dites se sotme situata eshte vene thuajse nen kontroll por vatra te shumta zjarri vazhdojne te jene aktive.

Zjarret e diteve te fundit dyshohet se jane te qellimshme dhe policia deri tani ka arrestruar si te dyshuar nje person. Nderkohe me kerkese te sherbimit zjarrfikes te Shkodres pritet te arrijne edhe mjete ajrore nga Mali i Zi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›