E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështojnë tentativat për grushtet në Venezuelë

Karakas - Presidenti i Venezuelës, Hugo Shavez, deklaroi se janë parandaluar tentativat për grushtet ushtarak ndaj qeverisë. Në deklaratën e bërë në Televizionin Shtetëror Shavez tha se shumica e ushtarakëve të cilët tentuan të rrëzojnë qeverinë janë arrestuar dhe se këta persona janë të ndërlidhur me grupet që imigruan në Amerikë. Shavez i cili bëri të ditur se këta persona kishin planifikuar të infiltrohen në Pallatin Presidencial nuk dha më tepër hollësi.

Duke theksuar që disa prej oficerëve që kishin pranuar mesazhe janë arrestuar për shkak të mosinformimit të eprorëve të tyre Shavez njoftoi se në veri të vendit janë kapur armë me municion dhe se gjendja është nën kontroll.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›