Aksidenti ajror në SHBA, 49 persona humbën jetën
Nju Jork - 49 persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni në qytetin Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Policia deklaroi se avioni me kapacitet 50 pasagjerë ra mbi një shtëpi në Klarens të Bufalos, e cila u përpi nga flakët e shumta. Sipas të dhënave të para në aksidentin e avionit që po udhëtonte për në Aeroportin Ndërkombëtar Niagara të Bufalos, kanë humbur jetën 48 personat që ndodheshin në avion dhe një tjetër që ndodhej në njësinë e banimit.