Përpjekjet diplomatike të Turqisë për paqen në LM
Damask - Turqia vazhdon diplomacinë e dendur për vendosjen e paqes në Lindje të Mesme. Ahmet Davutolu, Kryekëshilltari i Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan u pranua në Kryeqytetin Damask të Sirisë prej Presidentit Sirian Beshar Esad. Në takim u vlerësuan nismat e Presidentit Abdullah Gyl dhe Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan për sjelljen e paqes në Gaza si dhe zhvillimet e fundit në rajon.