E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bisede me ...Mesdheun"

Ben Andoni

Ashtu si e kishte parashikuar me miqte e tij, Stefan Taci, eshte serish per publikun kryeqytetas me ekspoziten e tij. E ka titulluar "Bisede me Tingujt e Mesdheut" dhe do te celet me 11 maj ne Galerine "Kledio", nje institucion, ku ai ka ndjere nje percjellje te mire nga publiku shqiptar.

Ne fakt, per miqte ka qene e papritur menyra e afrimit te artistit. Per secilin, ai ka zgjedhur nje ftese, qe e grishte secilin mik te tij me nje motiv. Dhe, brenda linjes mesdhetare, ai ka zgjedhur nje element qe e zbriste motivin te tij. E thjeshtesonte. E materializonte. Ne galeri do te jene te ekspozuara rreth 25 punime, shumica prej tyre metohet qe te jene te reja apo te paekspozuara, ashtu si pretendohet qe te jene te ekspozuara edhe pune me te vjetra te ekspozuara "por qe lidhen nga motivi qe une kam konceptuar kete vit". Teknikat e perdorura nga ai variojne qe nga vaji, akriliku, vizatimi me pene me ngjyre, e deri te teknika miks apo teknika te ngjashme qe afrohen me kolazhin apo instalacionin. Duke iu referuar autorit, ato jane te konceptuara brenda Realizmit Modern, Abstraksionit Lirik, Konstruktivizmit Dekorativ, Postproduksionit, Kompozimeve te karakterit polisemik. Z. Taci mundohet qe te mos jete ndjekes i verber i nje rryme, por tek ai gershetohen natyrshem ne varesi te shume subjekteve "ndjesite personale qe mprehen vazhdimisht nga eksperiencat jetesore e profesionale, si edhe nga pervojat e arritjet e paraardhesve tane, qe ju referohemi jo pak here".

Ndoshta origjina dhe krenaria per te eshte ngacmimi i pare i tij per ekspoziten e re. Mesdheu eshte djep qyteterimesh dhe nje areal qe te percjell kumt. Eshte nje rikthim te vlera. "Ky vend me emrin aq kuptimplote, Mesi i Dheut, eshte jo vetem djepi i mesdhetareve, por besoj e guxoj te them edhe i mbare civilizimit boteror. Dikush tjeter mund te kete mendim te kundert, por te mos ndalemi ketu, nuk eshte ky qellimi i ekspozites. Ka qene pasioni im i hershem, biseda me driten, ajrin e jehonat e se shkuares e te se tashmes qe vine nga Mesdheu. Jam munduar t'i kuptoj e t'i bej pjese te krijimtarise sime, ku, kohe pas kohe jane reflektuar perceptime vizuale te cilat, ose ndertohen mbi asosacionet e fuqishme qe ofron kultura e Mesdheut, ose jane rrjedhoje e meditimeve te gjata e kontaktit real me te. Ndoshta me shume se sa ne konkretesine e saktesine e subjekteve, kam preferuar te mbeshtetem ne strukturat shpirterore me baze tingellimin koloristik e kompozimin polisemik, pa harruar rrezikun nga grackat e monotonise", shkruan ai vete.

Per kete ekspozite duket se ka fjetur prej kohesh dhe motivi i tij dhe kete here eshte shperfaqur i tille: "Motivi i ka fillesat qe nga historia. E them kete si asosacion, sepse ne ekspozite do kete asosacione nga historia, trashegimia, kultura, probleme, por te gjitha te dhena ne nje gjuhe aktuale ku jepet patjeter dhe pjesa e kultures bashkekohore te Mesdheut". Nje e vecante e autorit eshte edhe raporti koloristik, qe eshte ekskluziv prej Tacit ne lidhje me trajtesen e zakonshme koloristike tek ne per kulturen e Mesdheut- dhe ne nje fare menyre element thelbesor i te gjithe ekspozites. Ekspozita meton te percjelle shume emocione.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›