Gezim Alpion: Pse shkruaj ne gjuhe te huaj*
Ju shkruani ne gjuhe te huaj dhe per publikun e huaj. Dhe shkruani kryesisht per elitat e huaja. Cilat jane perparesite dhe mangesite e ketij percaktimi qe keni bere? Sa ju mungon publiku shqiptar dhe sa ju mungon publiku i gjere?
"Studimet akademike nga natyra nuk destinohen per nje numer te madh lexuesish. Si studiues dhe shkrimtar une kam nocione elitiste se cdo te thote te jesh autor. Kjo nuk do te thote se e nenvleftesoj lexuesin e zakonshem, por se autori nuk duhet te beje kompromis me tematiken dhe stilin e te shkruarit me qellim qe te kete sa me shume lexues. Autori nuk duhet te synoje te jete nivelin e lexuesit por ta ngreje lexuesin ne nivelin e tij. Kjo nuk eshte shume e lehte, por mund te arrihet po qe se gjuha qe perdoret ne studime shkencore nuk komplikohet, ne disa raste per snobizem intelektual. Tematikat e komplikuara trajtohen dhe konkluzionet e mencura shprehen me mire ne gjuhe te thjeshte. Para se gjithash studiuesi, ashtu si shkrimtari, duhet te jete mjeshter i gjuhes.
Gjuha ne letersi sigurisht qe eshte me afer gjuhes qe perdorin njerezit ne jeten e perditshme por 'thjeshtesia' e kesaj gjuhe duhet te jete mbartese e ideve te rendesishme dhe nje mjet efikas per te trajtuar ceshtje sensitive qe lexuesi i zakonshem, ndryshe nga lexuesi i punimeve shkencore, ka mundesi te jete ne kontakt vetem nepermjet letersise. Ceshtjet e lartpermendura te gjuhes une i kam parasysh ne botimet e mija si studiues dhe shkrimtar, vecanerisht ne studimet per Nene Terezen apo ne krijimtarine artistike kur trajtoj temen e refugjateve dhe azilanteve shqiptare ne Perendim.
Publiku nuk me mungon. Une jam ne kontakt te vazhdueshem me lexues dhe studiues te huaj dhe shqiptare te cilet me shkruajne per t'u interesuar per veprimtarine time shkencore dhe krijuese, per te me bere pyetje kur lexojne librat, ose thjesht per te ndare me mua pershtypjet e tyre rreth botimeve te mija".
Ju jeni lektor ne Universitetin e Birmingham-it. Merreni me kerkime studimore ne sociologjine e medies, fames, fese dhe nacionalitetit. Po ashtu merreni me letersi te mirefillte artistike. Pikepamjet tuaja dhe perfundimet tuaja i ballafaqoni ne forume shkencore akademike. A e ndjeni veten te shperndare ndermjet ketyre interesimeve. Dhe si ia arrini t'i disiplinoni e harmonizoni interesimet tuaja krijuese e kerkimore me njera-tjetren? Po ne rrafshin privat?
"Studiuesi dhe krijuesi tek une jane dy binjake qe nuk rivalizojne, por komplimentojne njeri-tjetrin. Ka gjera qe mund te trajtohen me mire dhe ne menyre me te plote dhe me te thelle, nepermjet studimeve shkencore ne disiplina te ndryshme akademike. E njejta gje eshte e vertete per krijimtarine. Ne fund te fundit si shkencetari dhe krijuesi kane nje qellim te perbashket: te dy hedhin drite mbi enigmen, qe eshte njeriu".
*Marre me shkurtime