E Diel, 1 Nëntor 2026

Sokol Kociu: Do punoj me gruan, po u lirova

Tirane- Ish-oficeri i Policise Gjyqesore ne Prokurorine e Pergjithshme, Sokol Kociu ka treguar dje para gjykates planet, nese do te perfitonte lirine e tij. Gjate seances gjyqesore te zhvilluar ne Gjykaten e Tiranes, i denuari me 12 vjet burg, per "trafik te lendeve narkotike", eshte pyetur nga ana e gjykatesit Arben Micko, se ku do te punonte ne rast se do te dilte nga qelia. "Nese do te lirohem nga qelia, do te punoj me bashkeshorten time, ne zyren e saj te projektimeve, por ajo qe dua te them eshte se une kam dhe profesionin tim", ka treguar dje, Kociu. Pas deklarimit te bere nga ana e te denuarit, gjykatesi i ka kerkuar ketij te fundit qe te paraqiste dhe nje vendim gjykate, ne te cilen vertetohej se zyra e bashkeshortes se tij, ishte e regjistruar me vendim gjykate.

I denuari i ka kerkuar bashkeshortes se tij, e cila ndodhej ne seanca qe te sillte te gjitha dokumentet e firmes se saj. Nga ana tjeter, togat e zeza i kane kerkuar prokurorise qe te pergatise edhe konkluzionet e saj perfundimtare, ne lidhje me kerkesen e te denuarit per liri me kusht. Me pas do te jete gjykata ajo qe do te vendose, nese do te pranoje kerkesen e Kociut apo jo, per te lene burgun me kusht. Ish-oficeri i Policise Gjyqesore ne Prokurorine e Pergjithshme eshte nje nga te denuarit e dosjes "Kokaina". Ai u denua me 12 vjet heqje lirie, per akuzen e "trafikut te lendeve narkotike" dhe pjesemarrje ne organizate kriminale.

Proceset

Deri me sot, Kociu ka kryer pjesen me te madhe te denimit dhe i kane mbetur per te vuajtur afersisht edhe dy vite burg. Ne muajt e fundit, i denuari i ka bere disa kerkesa gjykates per te fituar lirine e tij. Kerkesat kane pasur si objekt te tij, amnistine, ulje denimi, liri me kusht, ndersa shumica prej tyre, jane rrezuar nga ana e gjykates.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›