E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon Capello, në listë Hiddink

Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 17:17

Fabio Capello do të vazhdojë ta kryejë rolin e selektorit të Anglisë. Federata e Futbollit Anglez nuk e ka lejuar trajnerin italian që t’i bashkohet Interit, edhe pse presidenti i këtij klubi e dëshironte me ngulm ‘Don Fabion’ në Milano.

Ndërkohë, në Itali qarkullojnë zërat se Inter po mundohet që ta bind trajnerin holandez, Guus Hiddink, aktualisht selektor i Turqisë, që ta marrë pozitën e lënë bosh nga Leonardo.

Menaxheri i holandezit, Cees van Nieuwenhuizen thotë se asistuesi i tij do ta konsideronte me kujdes, nëse arrin një ofertë eventuale nga Inter. Sinisa Mihajlovic e Gian Piero Gasperini janë alternativa të holandezit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›