Dështon Cypras, radha e Venizelosit për të krijuar qeverinë

Përpjekja e Venizelosit vjen pas dështimit të përpjekjeve të liderit të Demokracisë së Re, Samaras dhe të liderit të Syriza-s, Aleksis Cypras.
Korrespondentët thonë se edhe Venizelos do ta ketë tepër të vështirë të krijojë një koalicion qeveritar pasi Pasoku i tij është i njollosur me masat e kursimit tepër jopopullore në Greqi.
Zgjedhjet e së dielës nxorën në pah një vend të ndarë mbi planet për ta nxjerrë vendin nga kriza: një pjesë e sheh shpëtimin tek masat e kursimit dhe tek ndihma e ndërkombëtarëve teksa pjesa tjetër e sheh shpëtimin pikërisht tek e kundërta e kësaj.
Ja sa deputetë morën partitë greke nga zgjedhjet e së dielës (Parlamenti ka 300 vende)
E djathta:
Demokracia e Re - 108 deputetë (50 automatikisht si partia e parë)
Grekët e pavarur - 33 deputetë
Neonazistët - 21 deputetë
E Majta
Syriza - 52 deputetë
Pasoku - 41 deputetë
Komunistët - 26 deputetë
E majta demokratike - 19 deputetë
/Start/Fatjon Prroni/
2012-05-10 09:34