E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon aksioni i EULEX e KFOR ne Veri

Lajmi për këtë aksion është pohuar edhe nga vete zëdhënësi i EULEX, Nikola Hoton, i cili ka deklaruar për mediat vendase se operacioni i trupave te KFOR dhe misionit te BE-se është kryer për te shtrire sundimin e ligjit ne te gjithë territorin e vendit. Një numër i madh trupash hynë ne Zupc te Zubin Potokut ne veri ne orën 05:30 minuta te mëngjesit, ata kërkuan shtëpi me shtëpi, për snajperistin qe vrau policin kosovar, por aksioni përfundoi pa sukses. Ndërkohë, strukturat paralele serbe u kane bere thirrje qytetareve ne veri qe te rrinë ne gatishmëri për te rivendosur bllokadat ne veri te vendit. Operacioni i përbashkët i dy misioneve ndërkombëtare ne Kosovë, është përshëndetur edhe nga kryeministri Thaçi gjate fjalës se tij ne Kuvend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›