E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha hesht për Wikileaks

Këtë here fjalimi i kryeministrit Berisha për vuajtjet e tyre dhe dëmshpërblimet financiare vjen pasi “Wikileaks”, ka botuar mesazhet e ambasadës amerikane, ku me se paku kritikohet politika e PD ndaj kësaj shtrese. Por nga ana tjetër edhe ku Sali Berishës i kujtohet e kaluara e tij si sekretar partie,dhe përdorimi i te njëjtave mjete si te sistemit te kaluar për te marre votat e kësaj shtrese, qofte edhe përmes ligjeve te debatueshme si ai i lustracionit. Pa iu referuar ne asnjë moment publikimeve te “Wikileaks”, kryeministri Berisha ka prezantuar amendimet ne ligj, qe zgjerojnë rrethin e personave qe përfitojnë dëmshpërblim. Gjate mbledhjes se qeverise kryeministri Berisha duke qëndruar tek persekutimet e regjimit komunist, ka kërkuar edhe ngritjen e një muzeu ne nderim te viktimave ne burgun e Spaçit. Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›