E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu apel për reformat integruese

I pyetur për këtë bashkëpunim, diplomati amerikan ka qenë i qartë kur u ka kërkuar palëve të mendojnë për integrimin e vendit, në mënyre që njerëzit sipas tij, të shikojnë reforma reale dhe të prekshme. “Është shume e rëndësishme qe njerëzit te përqafojnë reformat qe te mund te ecin përpara. Për këtë duhet një përpjekje kombëtare. Nëse shikojmë ne një te shkuar të fqinjëve tanë Sllovenisë dhe Kroacisë, kupton se edhe ato kane pasur pengesa me te cilat janë hasur. Por kane ditur si ti kapërcejnë ato ne mënyrë që të mund të ecin drejt integrimit evropian. S’ka asnjë arsye qe kjo te mos ndodhe ne Shqipëri. U përket aktoreve politike te kenë vullnet dhe angazhim për këtë,” është shprehur Arvizu. Këtë deklaratë ambasadori amerikan e bëri pas një takimi prej më shumë se një ore me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Takimi është i pari ne nivel zyrtar mes Bashes dhe ambasadorit amerikan pasi ai mori detyrën si kryetar i Bashkise se Tiranes. Z. Basha u pa sërish i fushuar në krahun e djathtë gjë e cila nuk e ka penguar të përshëndesë diplomatin amerikan gjatë qëndrimit me shumë se 60 minuta në bashki.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›