Zbraz kallashin, arrestohet 40-vjecari
SKRAPAR - Ka zbrazur nje bresheri automatiku ne gjendje te dehur, duke shkaktuar panik te banoret e zones, nderkohe qe ka perfunduar ne pranga te policise. Ngjarja ka ndodhur gjate mbremjes duke u gdhire dita e djeshme ne qytetin e Corovodes, ku pronari i nje lokali ka shkrepur nje arme automatike ne ajer, jo shume larg qendres se qytetit. Burime te Komisariatit te qytetit te Corovodes bene me dije se ne oret e para te mengjesit te djeshem jane degjuar nga nje lokal bresheri automatiku, cka ka bere ne vendin e ngjarjes te mberrijne uniformat blu. Keta te fundit kane konstatuar se Artur Durro, ne gjendje te dehur kishte perdorur nje arme automatike, model 56, me te cilen kishte qelluar disa here ne ajer. Pasi kishte pire ne lokalin e tij me disa te aferm, vete pronari nuk kishte ngurruar te nxirrte nje arme, qe mbante ne banese dhe te qelloje me te ne ajer. 40-vjecarit, pronar i lokalit, mesohet se i eshte bllokuar arma qe e mbante pa leje, me te cilen kishte qelluar ne grindje e siper. Ai do te perballet me akuzat "armembajtjes pa leje" dhe "prishje e qetesise publike nen efektin e pijeve alkoolike."
E.H
E.H