Trafik makinash, kapet 20-vjecari francez
Nje shtetas francez qe udhetonte me nje automjet te vjedhur ne shtetin e tij, u ndalua mengjesin e djeshem nga policia kufitare e Muriqanit ne rrethin e Shkodres. Burime zyrtare te policise kufitare thane dje se "20-vjecari Viktor Raymond Saint-Val udhetonte me nje automjet tip BMW X5, ngjyre gri me targe 42AFG 93. Ai u ndalua ne baze te te dhenave te ofruara nga Interpol Tirana, pasi makina qe ai drejtonte ishte vjedhur me 3 prill te ketij viti ne France". I riu nga Franca ka hyre ne territorin shqiptar dy dite me pare, por nga verifikimi i dokumentacionit ne doganen shqiptare linden disa dyshime. Keshtu rezultonte se automjeti ishte blere vetem dy dite perpara se francezi te hynte ne Shqiperi, ndersa nga sistemi TIMS u verifikua se 20-vjecari ka hyre edhe dy here te tjera ne Shqiperi gjate vitit 2006 dhe 2007. Sistemi regjistron hyrje-daljet, duke perfshire edhe automjetet. Ne te dyja rastet, francezi ka mberritur ne Shqiperi nga Mali i Zi, duke kaluar nepermjet doganes se Murriqanit. Ai ka hyre me automjete luksoze dhe te prodhimit te fundit, ndersa eshte kthyer ne vendin e tij duke marre avionet e linjes Rinas-Milano, per te vijuar drejt Frances me nje tjeter linje ajrore. Ne keto kushte uniformat blu te Drejtorise se Policise se Shkodres urdheruan me miresjellje francezin te vendosej ne dispozicion te policise, per verifikime te metejshme. Atij iu krijuan te gjitha komoditetet, ndersa policia e Shkodres u vu ne kontakt me Interpol Tiranen. Pas kontakteve me palen franceze, paraditen e djeshme mberriti konfirmimi se automjeti qe drejtohej nga 20-vjecari ka rezultuar i vjedhur ne France me daten 3 prill. I riu brenda dites eshte pajisur me dokumente te falsifikuara per pronesine e automjetit dhe eshte nisur drejt Shqiperise. Ai ka pershkuar mijera kilometra ne 48 ore, duke bere pushime te vogla, per te mberritur ne kufirin shqiptar perpara faksit nga Interpoli, qe azhurnon listat e automjeteve te vjedhura ne Evrope e qe me pas iu percillet policive kufitare. Nga verifikimet ka rezultuar se edhe dy automjetet e tjera te futur ne Shqiperi gjate viteve 2006-2007, kane rezultuar te vjedhur ne France, nderkohe qe trafikantet kane arritur te mundin ne kohe burokracine ndershteterore. Nga hetimet e para ka rezultuar se te dyja udhetimet e meparshme perfundonin ne Tirane, ku ishte edhe destinacioni i kesaj radhe. Makinat vidhen dhe me pas dergohen ne vende te ndryshme nga i origjines duke bere edhe nderrimin e ngjyres ose te numrave te shasise. Ata pajisen keshtu me nje "pasaporte" te re dhe rihidhen ne qarkullim, duke u shitur me cmime shume me te uleta se sa kushtojne ne treg automjete te blera ne menyre te rregullt, te te njejtes marke, tip dhe vit prodhimi.
"Koka" e rrjetit ne Evrope
Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres bene te ditur se po hetohet hipoteza e ekzistences te nje rrjeti te shtrire ne shume vende te Evropes, nje dege e te ciles ndodhet ne Tirane. Rrjeti teper i sofistikuar drejtohet nga Italia e Franca dhe eshte i shtrire edhe ne Ballkan. Sipas policise, mendohet se ne rrjet jane perfshire shtetas te huaj dhe shqiptare, prandaj eshte kerkuar bashkepunimi me homologet e Interpolit per te zbardhur rrjetin qe ve fill ne vendet e Bashkimit Evropian.
"Koka" e rrjetit ne Evrope
Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres bene te ditur se po hetohet hipoteza e ekzistences te nje rrjeti te shtrire ne shume vende te Evropes, nje dege e te ciles ndodhet ne Tirane. Rrjeti teper i sofistikuar drejtohet nga Italia e Franca dhe eshte i shtrire edhe ne Ballkan. Sipas policise, mendohet se ne rrjet jane perfshire shtetas te huaj dhe shqiptare, prandaj eshte kerkuar bashkepunimi me homologet e Interpolit per te zbardhur rrjetin qe ve fill ne vendet e Bashkimit Evropian.