E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon dhe raundi i dytë të votimit për president

Eshtë ndërprerë dhunshëm seanca, pasi presidenti nuk u zgjodh as në rundin e dytë. PDK ka kërkuar 5 minuta pushim ndërsa kryetari i KK, Jakup Krasniqi e ka quajtur anti kushtetuese. Ai e ka cilësuar këtë presion mbi deputetë.

Në këtë raund, për kandidaturën e tij votuan pro 58 deputetë, 7 kundër dhe një fletë votimi e pavlefshme. Pas dështimit të radhës, pritet të zhvillohet raundi i tretë dhe i fundit, në të cilin nevojitet një mbështetje e shumicës së thjeshtë.

Partitë opozitare, LDK, Vetëvendosje e AAK pak para fillimit të procedurës së votimit të presidentit, kanë lënë sallën e Kuvendit.
 

Më pas, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ka vazhduar me procedurat e votimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›