Thaçi: Sfida të mëdha na presin përpara

Kreu i PDK-së Hashim Thaci pas përfundimit me sukses të raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, merr fjalën e tij, pas betimit të Pacollit përpara Kuvendit.
Ndërkaq, Thaçi deklaron se do të punojë me të gjitha partitë të jetës parlamentare dhe ato jo parlamentare në interes të jetës qytetare, ndërsa zotohet se do të ndërtojë një qeveri shumë etnike.
“I dhamë fund një maratone 5-6 mujore, të një krize, një prove shume legjitime dhe demokratike të një proçesi të cilën u përballëm të gjithë qytetarët, deputetët, institucionet.
Themelet e shtetit tonë janë ndërtuar për të mos u shembur kurrë. Unë jam i privilegjuar dhe mirënjohës për qytetarët që ne të jemi përfaqësues, të cilën ne e pranuam për respektimin e Kushtetutës së Kosovës. Jemi të obliguar të respektojmë kushtet tona” deklaroi Thaci.