PDK kërkon shtyrje të seancës

Pas përfundimit të raundit të dytë të votimit për president të Republikës, Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar shtyrje të seancës.
Në raundin e tretë të votimeve janë të domosdoshme 61 vota për të miratuar kandidaturën e Behxhet Pacolli për president të Kosovës.
Kërkesës së PDK-së, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i është përgjigjur duke ofruar një pauzë të shkurtër dhe duke e cilësuar shtyrjen e seancës si “veprim antikushtetues dhe presion mbi deputetët”.