E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre ish-Presidentët, Ballkani bashkohet në Shëngjin

Ish presidentet e Kroacise, Kosoves dhe Shqiperise jane shpallur qytetare nderi te komunes se Shengjinit. Akordimi i titujve per tre presidentet ballkanas i referohet rolit te tyre ne arritjen e paqes, zhvillimit te ketyre tre shteteve dhe promovimit qe ata i kane bere vendit tone, e kryesisht Shengjinit ne arenen nderkombetare. Per ish presidentin e Kroacise, Stipe Mesiç, tashme lufta per kufinj ka perfunduar, dhe duhet te punohet per te qene pjese e bashkësisë europiane.
 

“Jam i kenaqur qe jam pjese e nje shenje te madhe per te qene qytetar nderi i Shengjinit. Ne kemi punuar per te miren e tre vendeve tona. Kam punuar e luftuar per te drejten e barabarte te popujve, duke shmangur pjesen fetare, politike e etnike por duke vlersuar njeriun. Une kam pare gjithnje se populli shqiptar nuk i ka gezuar te drejtat e tij dhe sa here me kam pyetur se nga vine shqiptaret, kam deklaruar se ata jane edhe para romakeve. Sot eshte bere e mundur qe edhe Kosova te jete e lire, ndersa sot duhet te punojme per dicka tjeter, qe te tre shtetet tona te jene pjese e pandashme e Bashkimit Europian”-tha ai.
 

Per ish presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiu eshte nje moment i vecante te jesh qytetar nderi i nje krahine te bukur si Shengjini, i cili thote se porti i ketij qyteti do te jete dhe porti i Kosoves.
 

Ish Presidenti i Shqiperise, Alfred Moisiu, thotë se ndihet krenar për këtë titull në komunën e Shëngjinit.

Po kete dite, komuna e Shengjinit ka nenshkruar marreveshjen e binjakezimit me komunen e Medulinit ne kroaci, duke fuqizuar akoma me shume marredheniet mes dy vendeve tona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›