Deshton grabitja e postes plagoset punonjesja e arkes
Artan CENA
TIRANE - Shpeton nga grabitja arken e postes por plagoset vete. Ngjarja e rende ka ndodhur dje ne mesdite ne kryeqytet. Nje person i paidentifikuar ka hyre dje rreth ores 1220 ne filialin e Postes Shqiptare prane Medresese dhe me nje arme ne dore ka tentuar te grabise parate. Por jo gjithcka ka shkuar sic e kishte parashikuar ai. Punonjesja e zyres ka bere rezistence duke mos rene pre e presionit. Por agresori ka qelluar me armen qe kishte ne dore. Nga plumbi i dale nga pistoleta eshte plagosur punonjesja Malva Doka 40 vjece e cila eshte derguar me urgjence ne spital. Sipas mjekeve ajo eshte jashte rrezikut per jeten dhe plagen e ka marre ne nofull. Nderkaq ne vendin e ngjarjes kane shkuar menjehere uniformat blu. Ata kane nisur hetimet por nuk kane mundur te identifikojne agresorin i cili ishte dhe i pamaskuar.
NGJARJA
Burimet zyrtare te Policise se Tiranes thane se dje rreth ores 1217 ne Rrugen e Dibres prane Medresese eshte tentuar te vidhet Filiali Nr. 31 i Postes Shqiptare. Menjehere ne vendin e ngjarjes shkoi grupi i posacem hetimor dhe prokurori te cilet kane filluar hetimet. Policia tha se eshte duke u punuar per dokumentimin e vepres penale identifikimin dhe kapjen e autorit te kesaj ngjarjeje. Gjate ecurise se hetimeve eshte zbuluar se autori fillimisht ka hyre ne ambientet e filialit te postes duke tentuar te vjedhe shumen e parave te mbylljes se borderove dhe me pas ka qelluar me arme zjarri nje punonjesen duke e plagosur kete te fundit e cila ka marre ndihmen mjekesore dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.
DESHMITARJA
Nje deshmitare e ngjarjes ka rrefyer se jane degjuar vetem dy te shtena te cilat nuk dihej nga vinin. Njerezit qe ndodheshin afer filialit te postes nuk e kane marre vesh se cfare kishte ndodhur ne ambientet e brendshme. Vetem me mberritjen e policise deshmitaret kane marre vesh per ngjarjen e rende qe kishte ndodhur. U degjuan vetem dy te shtena kur erdhi policia u mor vesh. Nga policia u tha se personi ishte pa maske - tha deshmitarja dhe shton se punonjesja eshte qelluar pasi nuk ka pasur para ne arken e postes. Nderkaq policia ka marre disa persona te cilet i ka pyetur per ngjarjen. Mesohet se ata kane dhene ndihme ne zbardhjen e plote te ngjarjes por ende nuk eshte identifikuar autori. Gjate dites se djeshme jane shoqeruar disa persona te cilet jane dhe kontingjent kriminal i zones ku ndodhi ngjarja.
Gjykata hedh poshte kerkesen per lirimin e Almir Rrapos
TIRANE - Gjykata e Tiranes ka rrezuar kerkesen e Almir Rrapos per tu liruat nga qelia e paraburgimit. Kerkesa per heqjen e mases se arrestit u be nga avokati mbrojtes i ish-zyrtarit te Ministrise se Jashtme. Seanca eshte zhvilluar diten e djeshme.
Me date 1 nentor ka perfunduar afati i paraburgimit per 27-vjecarin Rrapo nderkohe qe Gjykata e Strasburgut ka pezulluar ekstradimin e tij per ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Burime nga Ministria e Drejtesise thane se Drejtesia amerikane i ka derguar garanci shtetit shqiptar se Rrapo nuk do te denohet me vdekje kur te ekstradohet e te gjykohet per veprat penale te vrasjes trafikut te droges dhe pjesemarrje ne organizata kriminale ne kete shtet. Gjykata e Tiranes rrezoi dje kerkesen per shuarjen e mases se sigurise per te. Gjykata e ka rrezuar kerkesen duke e argumentuar se afati i paraburgimit nuk ka perfunduar pasi qe nga marrja e vendimit nga Gjykata e Apelit te Tiranes per ekstradimin e tij drejt SHBA-ve jane edhe 30 dite afat per ekzekutimin e vendimit. Ndersa ne lidhje me vendimin e Gjykates se Strasburgut e cila ka pezulluar ekstradimin nuk ka asnje lidhje per shuarjen e mases se sigurise.
Pranga te riut tentoi te grabiste arken me para te nje firme
DURRES - Tenton te grabise me arme nje pike karburanti por arrestohet. Burime zyrtare nga Policia e Durresit kane bere te ditur se eshte vene ne pranga nje 20-vjecar nga Fier.
Dy dite me pare ne oren 2350 uniformat blu kane bere arrestimin ne flagrance te te riut Ardian Sula 20 vjec banues ne Brostar Fier. Burimet policore thane se venia ne pranga e tij eshte bere pasi dyshohet se rreth ores 2400 te se njejtes dite ka tentuar te vjedhe me arme arken e parave te firmes Petrolimpeks qe ndodhet ne fshatin Shkallnur Durres. Per kete ngjarje kallezimi ne polici eshte bere nga perfaqesues te firmes. Por gjate hetimeve policia ka zbardhur dhe nje ngjarje tjeter qe rendon mbi 20-vjecarin. Sula akuzohet se eshte autor i vjedhjes ne kete firme edhe te shumes prej 125 mije lekesh ngjarje e ndodhur ne daten 28 gusht 2010. Policia tha se jane kryer veprimet e nevojshme procedurale dhe materialet per veprat penale te vjedhjes dhe vjedhjes me arme te mbetur ne tentative i kane kaluar per ndjekje Prokurorise se Rrethit Durres.
Arrestohet per droge emigranti shqiptar
FLORIDA - Policia amerikane njofton per arrestimin e nje 38-vjecari shqiptar per trafik droge. Gjate nje kontrolli rrugor rutine ne autostraden qe lidh Miciganin me Floriden policia ka dyshuar ne mjetin e shqiptarit Ndue Berisha. Me pas nje qen i specializuar zbuloi te fshehur 9 kilograme me pilula ekstazi sic quhet nje lloj droge sintetike. Vlera e droges ne treg shkon rreth 100 mije dollare. Berisha po pret te dale ne gjyq per masen e sigurise ne burgun e kontese Uitfilld.
13 Nentor 2010