E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokracia dhe sistemi i arsimit ne Kosoven e pas luftes

Arsimi ne Kosove ende po ballafaqohet me veshtiresi te medha si pasoje goditjes qe mori ne vitet 90. Ne ate kohe arsimi ne gjuhen shqipe zhvillohej neper shtepi private gje qe ka ndikuar ne cilesine e arsimit ne vend. Por pas vitit 1999 arsimi ne Kosove ka pesuar ndryshime te medha dhe eshte permiresuar. Kohet e fundit Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan dhe Instituti Demokratik Kombetar organizuan nje debat mbi gjendjen e arsimit ne Kosove dhjete vjet pas perfundimit te luftes. Ne mesin e pjesmarresve ishin edhe disa gra nga Kosova te cilat gjenden ne Uashington me programin Hope Fellowship. Kolegu yne Festim Gashi ishte i pranishem ne kete aktivitet dhe na sjelle hollesi.
Pjesemarresit ishin te nje mendimi se arsimi ne Kosove ka shenuar perparim. Pavaresisht nga veshtiresite me te cilat po ballafaqohet sistemi i arsimit ne Kosove pas vitit 1999 ka kaluar neper nje proces te madh ndryshimesh. Pervec perjashtimit te mijera shqiptareve nga vendet e punes debimi i nxenesve dhe studenteve nga objektet shkollore ne vitet 1990 ishte goditja me e rende kunder Kosoves. Gjendja e tensionuar politike e kesaj periudhe ka demtuar rende cilesine e arsimit ne vend.

Konteksti politik ka patur ndikim te madh ne kete periudhe te arsimit dhe ne vlerat e pergjitshem te arsimit ne vendin tone. Para luftes Kosova kishte nje sistem arsimor paralel. Mesimi ne te gjitha nivelet zhvillohej neper shtepi private.

Zyrtarja e marketingut ne banken Pro-Credit ne Kosove Shpresaj Kika tha se e vetmja shprese e nxenesve mesuesve dhe prinderve te angazhuar ne ate kohe ishte mbajtja gjalle e krenarise kombetare dhe arsimit ne pergjithesi.
Vera Rexhepi zyrtare e larte ne Zyren e Integrimeve Evropiane ne Ministrine e Ekonomise ne Kosove tha se gjendja e arsimit sot ne Kosove eshte me e mire se cishte para luftes. Kushtetuta dhe ligjet e Kosoves sigurojne mundesi te barabarta per te gijithe. Nga pervoja amerikane ajo thote se deshiron te shohe te njejtin sistem edhe ne Kosove.

Une punoj ne Keshillin Kombetar per Shkence dhe Mjedis. Kam pare se sa te inkuadruara jane ne programet e shkollave temat dhe ceshjtet e mjedisit te cilen do te deshiroja ti shihja edhe ne Kosove.

Nderkohe Dr. Vjollca Godanci mjeke ne Kliniken Universitare te Kosoves tha se krijimi i programeve te reja integruese nga qeveria po u krijon mundesi sektorit privat shoqerise civile dhe organizatave jo-qeveritare te marrin pjese ne diskutimet mbi arsimin. Krijimi i strategjise kombetare per arsimin per vitet 2011-2016 ka krijuar nje mjedis te mire ne Kosove per zhvillimin e arsimit thote ajo.

Procesi arsimor ne Kosove ka ecur perpara. Duke qene nje nder tre prioritet e qeverise ne Kosove. Ka probleme ka sfida te cilat ne po mundohemi ti zgjidhim.

Pervoja e ketyre diteve ne Amerike thote ajo eshte nje shembull i mire i asaj qe ka nevoje Kosova sot.

Pervoja e ime me e mire ka qene vizita ne Zyrat e Edukimit Diplomik Graduate Medical Education Offices mjekesor. Dhe kam deshire qe struktura te ngjashme te mund te implementohen ne Qendren Klinike Universitare te Kosoves me ndihmen e Ministrise se Shendetesise.

Megjithate ekzistojne shume sfida social-ekonomike me te cilat ndeshet shteti i ri i Kosoves.
Pjesemarreset ne debat gjenden ne Uashington me programin e financuar nga Agjencia Amerikane per Zhvilllim Hope Fellowship i cili administrohet nga Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan. Njohurite e fituara ne Shtetet e Bashkuara ato shpresojne ti perdorin kur te kthehen ne Kosove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›