Greqia kushtet e reja qe nje minoritar te marre pensionin
Artan CENA
ATHINE - Minoritaret qe marrin pensione ne Greqi tashme do ta kene me te veshtire per te marre parate. Ne fillim te tetorit u vendos te pergjysmoheshin por tani duhen plotesuar dhe shume kushte qe ata te marrin te ardhurat qe u jep shteti grek. Keshtu nje qytetar qe merr pension ne Greqi duhet te shkoje vete deri aty me qellim qe te terheqe parate. Nese ai nuk e ben kete te ardhurat hiqen dhe kalojne per llogari te shteti helen. Nese deri tani parate merreshin me prokurore kjo nuk vlen me. Ne kete menyre shume minoritare te moshuar qe ndodhen ne Shqiperi rrezikojne te humbasin pensionet.
PENSIONET
Me problemin me te madh te viteve te fundit jane duke u perballur minoritaret greke qe jetojne ne Shqiperi dhe marrin pension ne Greqi. Gjate gjithe ketyre viteve ata e merrnin pensionin ne menyra te ndryshme dhe nuk ishte e nevojshme qe nje i moshuar te shkonte ne Athine apo ne nje qytet tjeter te Greqise per te marre pensionin. Instituti i Sigurimeve Shoqerore te Greqise mori vendim te vendose kushte te rrepta per marrjen e pensionit nga minoritaret greke ne Shqiperi. Masa ne fjale vjen si pasoje e shtrengimit te rripit nga qeveria per shkak te krizes se madhe ekonomike ne vend. Sipas vendimit te ri pensionisti duhet te paraqitet personalisht 10 ditet e para te muajit per te marre pensionin ne pikat shperndarese ne Greqi. Tashme prokurat e autorizimit nuk jane me te vlefshme. Ne cdo fillim muaji pensionistet minoritare duhet te paraqiten per te marre parate qe eshte dicka e veshtire per ta per shkaqe shendetesore apo ekonomike. Pensionet ne fjale devijojne nga 250-480 euro ne muaj. Shume kjo e konsiderueshme ne lidhje me pensionet perkatese te Shqiperise. Urdhri do te hyje ne fuqi qysh prej muajit te ardhshem dhe per te jane informuar te gjitha pikat shperndarese te pensioneve ne Greqi.
DULE NE ATHINE
Sipas burimeve shqetesimin e kane ngritur edhe minoritaret jo vetem per faktin se do te kene humbje te parave por per faktin se nuk duan te shperngulen familjarisht nga Shqiperia. Te rinjte e zonave te Shqiperise ku jetojne minoritare pothuajse kane ikur ne Greqi dhe aty kane mbetur te moshuarit. Nese largohen edhe keta qe te jene afer pensionit atehere do te boshatiset zona nga banoret dhe kjo i shqeteson sepse sic tha zoti Vangjel Dule ne nje takim ne Athine nuk duhet te shesim tokat. Me vjen keq qe shikoj tabela shitet shitet - tha ai gjate nje takimi me minoritaret ne Greqi. Madje thuhet se takimi i fundit i para disa javeve midis kryeministrit grek dhe Dules ne fokus ka pasur ceshtjen e pensioneve qe minoritaret e moshuar te mos e kene te nevojshme te udhetojne qindra kilometra dhe ato para qe do te marrin ti shpenzojne rruges.
Kapen 250 kg Cannabis do te trafikoheshin drejt Italise
VLORE - Kapet ne Portin e Vlores nje sasi e konsiderueshme lendesh narkotike e llojit Cannabis sativa. Burime nga policia bejne te ditur se droga u zbulua ne pjesen e siperme te nje kamioni gjate nje kontrolli rutine ne port. Sic eshte bere e ditur nga burimet zyrtare te policise efektivet e Drejtorise Rajonale te Kufirit dhe Migracionit Vlore rreth ores 1300 te dites se djeshme kane bere te mundur bllokimin e nje sasie prej rreth 250 kilogramesh lende narkotike te dyshuar Cannabis sativa dhe kapjen ne flagrance te Bektash Kalajt 36 vjec banues ne Orikum Vlore. Arrestimi i tij eshte bere ne piken e kalimit kufitar te Portit Vlore teksa do te udhetonte ne drejtim te shtetit italian me mjetin tip kamion te markes Scania me targa TR 6932 T. Policia kishte marre informacione se ne mjetin qe ai po drejtonte ishte nje sasi e madhe lende narkotike qe do te dergohej per ne Itali. Nga kontrolli mbi catine e kamionit tip frigoriferik u vune re disa nderhyrje dhe mbi kete baze eshte bere dhe hapja e shtreses se siperme te mbuleses se kamionit ku u konstatuan 41 pako te medha me rreth 250 kilograme lende narkotike te dyshuar Cannabis sativa. Menjehere eshte vene ne pranga Bektash Kalaj dhe policia tha se ndaj tij po kryhen veprimet procedurale dhe dosja me materiale do ti kaloje Prokurorise per Krime te Renda per vepren penale trafik i lendeve narkotike.
Protestat e dhunshme ne Orikum arrestohet Qetesori i Big Brother
VLORE - Vetedorezohet ne policine e Vlores Qetesor Ferunaj i njohur nga te gjithe shqiptaret si protagonist i edicionit Big Brother 2. Ferunaj ishte shpallur ne kerkim nga policia pas protestave te dites se djeshme te banoreve te Orikumit ku situata u pershkallezua ne nje konfrontim mes policise dhe protestuesve. Ferunaj deklaroi se policia ushtroi dhune ndaj pjesemarresve ne tubim dhe sipas tij protestuesit iu kunderpergjigjen duke i gjuajtur me gure. Ferunaj tha se banoret e Orikumit jane te vendosur te protestojne deri ne fund dhe se me mire eshte ti vrasin sesa tu marrin pronat. Banore te Orikumit dhe te fshatit Dukat dje u konfrontuan me forcat e Policise se Shtetit. Te mbledhur ne proteste per ceshtjen e pronave pjesemarresit ne tubim qelluan me gure uniformat blu dhe forcat speciale ndersa keta te fundit perdoren armet dhe gazin lotsjelles. Perleshja e pergjakshme perfundoi me plagosjen e tre banoreve disa punonjesve te Rendit si dhe me arrestimin e 14 protestuesve. Ndersa u shpallen ne kerkim 4 te tjere mes te cileve dhe fituesi i Big Brother 2009 Qetesor Ferunaj. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Vlores dje bene me dije se jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale 25 shishe me lende djegese bomba molotov.
Reshjet situata pas permbytjeve eshte drejt permiresimit
SHKODER - Situata ne Malesine e Madhe po vjen drejt permiresimit pasi reshjet tashme kane pushuar. E rendesishme eshte se per momentin nuk ka reshje gje qe u jep mundesi strukturave te komisionit te emergjences qe ne bashkepunim me ato te ushtrise te nderhyjne ne keto zona per normalizimin e gjendjes - ka deklaruar nenprefekti i Malesise se Madhe Sytki Ndreca. Pavaresisht kesaj ende siperfaqe te tera toke ndodhen ne uje teksa te permbytura jane 80 shtepi ne fshatin Vukpalaj. Shtepi te rrethuara nga uji ka edhe ne fshatin Kamice te komunes Qender Koplik si dhe ne fshatin Boge te komunes Shkrel. Ne Kamice jane 40 te tilla ndersa ne Boge 15 por qe gjate dites se sotme pas terheqjes se ujit pritet qe numri i tyre te ulet me teper. Ajo qe vazhdon te paraqese problem per kete rreth eshte mosfunksionimi i rruges nacionale Shkoder-Hani Hotit duke paralizuar teresisht komunikimin me shtetin fqinj te Malit te Zi. Demtimi i ures provizore te Vukpalajve prej pese ditesh ka bllokuar nje numer te madh kamionesh dhe automjetesh te tonazheve te larta te cilet vijojne te jene te parkuara ne te dy anet e rruges.
Perplaset nga nje makine e moshuara rende ne spital
GRAMSH - Nje 70-vjecare eshte plagosur rende ndersa eshte perplasur nga nje makine ne qytetin e Gramshit. Ngjarja e rende ka ndodhur ne vendin e quajtur Kryqezimi i xhamise ku 70-vjecarja identiteti i se ciles ende nuk behet i ditur ka qene duke kaluar nga njera ane e rruges ne tjetren kur eshte perplasur nga makina me targe TR 7380 J e drejtuar nga 29-vjecari Elson Menko. Menjehere e moshuara eshte derguar ne Spitalin e Gramshit dhe gjendja e saj shendetesore eshte e rende. Nderkohe policia ka shoqeruar edhe drejtuesin e mjetit te cilin do ta marre ne pyetje per zbardhjen e plote te aksidentit.
13 Nentor 2010