E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton komisioni i superliges. Duka Te gjendet kompromisi

Eumlshte mbyllur pa asnje vendim mbledhja e radhes e Komisionit te Superliges. Mbledhja e cila zgjati rreth kater ore u shoqerua me debate te ashpra mes 12 presidenteve te skuadrave te Kategorise Superiore dhe drejtueseve me te larte te Federates Shqiptare te Futbollit. Shkak per deshtimin e kesaj mbledhjeje si dhe arsyeja kryesore e debateve ishte kerkesa e disa prej anetareve per te futur ne rend dite votbesimin e kryetarit te Komisionit te Superliges Koco Kokedhima.

Megjithese kjo kerkese u pranua pas shume debatesh mbledhja deshtoi dhe nuk u arrit asnje konkluzion. Si pasoje e kesaj kane nisur firot ne Komisionin e Superliges pasi presidenti i Vllaznise Valter Fushaj ka bere te ditur se do te dorehiqet.
U tejzgjat shume dhe nuk u zgjidh asnje gje. Mendoj se ndoshta mund te behet ndonje mbledhje tjeter. Ne baze te rregullores mund te deklaroj terheqjen nga komisioni tha Fushaj.

Pas deshtimit te kesaj mbledhjeje presidenti i FSHF-se Armand Duka i ka bere thirrje anetareve te komisionit te Superliges te gjejne gjuhen e perbashket pasi sipas tij ky eshte hapi i pare drejt krijimit te Liges Profesioniste.

Kjo eshte nje tavoline e filluar nga vete klubet nje tavoline qe duhet te vazhdoje. Klubet sebashku me nje kryetar duhet te shkojne drejt objektivit final qe kane krijimit te liges superiore tha Duka.

Komisioni i Superliges pritet te organizoje nje tjeter mbledhje ne ditet ne vazhdim.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›