Dështon kredia tregtare për eksport
14/07/2009 Raporti për zbatimin e fondit të garantimit të kredive për kompanitë eksportuese
Ekspertët: Zgjatja e kohës së plotësimit të dosjeve ka pezulluar disa aplikime
Skema e garantimit të kredive për eksportuesit nuk ka rezultuar e suksesshme. Sipas një raporti të publikuar së fundmi, rezulton se sado domosdoshme është kjo skemë në kushtet e krizës ekonomike, ka shumë probleme që duhen zgjidhur. “Kriza financiare botërore që ka prekur vendet më të zhvilluara në botë ka lidhje dhe me kompanitë eksportuese shqiptare, të cilat nuk janë likuiduar në kohë nga partnerët e tyre të huaj. Kjo situatë e tyre lidhet direkte dhe me Fondin, pasi shumë nga kompanitë, të cilat kanë aplikuar, rezultojnë me kredi të mëparshme të pashlyera”, – vlerësojnë ekspertët e huaj. Ky fond menaxhohet nga Albinvest, por sipas tyre, eksperienca e pamjaftueshme dhe stafi i ri i këtij institucioni nuk kanë dhënë rezultatet në kohë. Ata propozojnë që kjo strukturë mund të shërbejë si bazë për ngritjen e një institucioni të mirëfilltë financiar, që do të përfshinte një gamë më të gjerë shërbimesh financiare dhe marketingu për eksportuesit.
Problemet
Mungesa e përvojës dhe kualifikimeve të njësisë së menaxhimit në Albinvest, në zbatim të procedurave për implementimin dhe funksionimin e skemës, pasi kjo është një skemë e mirëfilltë financiare. “Kjo ka bërë që koha për plotësimin e dosjeve të zgjatet dhe në disa raste ka qenë shkak edhe në pezullimin e aplikimeve”, - theksojnë ekspertët në raportin e tyre. Sipas tyre, ndonëse janë bërë përpjekje nga stafi i ri, jo shumë i qëndrueshëm, përsëri nuk ka arritur dot në nivelin që duhet, pasi kjo është një skemë e re. Gjithashtu, problematike është mungesa e një Manuali Operacional për njësinë e FGKE-së, si në qartësimin e detyrave dhe përgjegjësive, apo rolit për çdo palë të përfshirë në këtë proces. Nga ana tjetër është e nevojshme paraqitja e analizave të riskut dhe dokumentacioni që lëshohet në çdo hallkë, mbetet akoma i pabesueshëm dhe i paqartë.
Çfarë është FGKE-ja?
Ngritja e Fondit të Garantimit të Kredive të Eksportit u bë pas konsultimit të Qeverisë me Komunitetin e Eksportuesve, aktorët e tregut financiar dhe të sigurimeve, tregun privat, me asistencën e siguruar nga Projekti CARDS 2002, më 25 korrik 2007. Objektivi kryesor është mbulimi i nevojave për kolateral, që sistemi bankar u kërkon ndërmarrjeve të ndryshme që kanë nevojë për kredi tregtare e mjete xhiroje në ecurinë e funksionimit të aktivitetit, por që nuk kanë asete për kolateral që të garantojnë kredinë e kërkuar. Fondi i lëshimit të garancive për kredi tregtare është për periudha deri në 12 muaj. Shuma maksimale për çdo garanci të lëshuar është 15 milionë lekë. Garancitë për eksportuesit parashikohet të mbulojnë deri në 85 për qind të shumës së kredisë së akorduar nga bankat tregtare për kompanitë eksportuese.
Ndryshimet
Nisur nga problematika dhe sugjerimet e ekspertit dhe konsulentit të huaj, në fund të dhjetorit të kaluar dhe fillim të vitit 2009 u realizuan një sërë ndryshimesh. Kështu u shtuan dy dokumente në listën për aplikim dhe dy shtesa në dokumentet e kërkuara për vlerësim. Është përmirësuar Cash-Flowt; janë krijuar letrat e miratimit dhe refuzimit. “Duke qenë se kredia e parë sapo është disbursuar dhe letra e aprovimit është hartuar dhe dërguar në bankë në procedurat e mëparshme, ende nuk ka raste refuzimi për të hartuar letrën e refuzimit”, - theksojnë ekspertët. Është aprovuar kërkimi për Regjistrin e Kredive nga Banka e Shqipërisë. Është bërë gjithashtu një rakordim i materialeve në anglisht dhe shqip.