E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen dhe digjen rreth 2500 rrënjë canabs sativa

14/07/2009  Në një komunë të thellë malore

SHKODER- Strukturat përkatëse të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës po vijojnë me sukses punën për gjetjen dhe asgjësimin e bimëve të ndaluara canabis sattiva në zonat malore të Shkodrës. Pas rreth 4 mijë rrënjëve bimë narkotike të asgjësuara pak ditë më parë në zona të ndryshme malore të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, përsëri një bashkërendim i mirë i punës së strukturave të Drejtorisë së Policisë së qarkut të Shkodrës ka sjellë si rezultat gjetjen dhe asgjësimin e rreth 2 mijë rrënjëve bimë të ndaluar cannabis sativa. Bima u gjet e mbjellë në disa parcela në një zonë të shpyllëzuar dhe pa pronar të zonave të thella të fshatit “Mazrek” të komunës Gur i Zi, Shkodër. Në këtë aksion të Sektorit Kundër Krimit të Organizuar me komisariatin të policisë Shkodër dhe repartin të F.N.SH-së mori pjesë dhe vetë drejtori i Drejtorisë së Policisë së qarkut të Shkodrës,Vullnet Topalli. Nga ana e policisë u bë asgjësimi me anë të djegies me zjarr bimës cannabis sattiva. U kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale dhe po punohet për dokumentimin ligjor të rasteve në fjalë. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, pa autor. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që kanë kultivuar këto bimë narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›