Dështon në Euro 2012, Blank largohet nga Franca

Pas dështimit në Euro 2012, trajneri që përfaqësoi ekipin e Francës Loren Blank pritet të lërë pankinën e kësaj skuadre.
Sipas federatës franceze te futbollit vendimi është marrë nga vetë trajneri.
Shkak i dorëheqjes mendohet të kenë qenë grindjet që përfshinë ekipin gjatë finaleve në Polonia dhe Ukrainë dhe sigurisht eliminimi nga Spanja në gjysmëfinale pas një loje shumë të dobët.
Pas këtij akti në pole-position për të marrë drejtimin e ekipit të Francës është Deshamp.