Prandeli: Jam krenar për Italinë. Nuk largohem
Trajneri axurr vlerëson skuadrën e tij pas daljes në finale me Spanjën: Djemtë janë të jashtzakonshëm. Nuk kam thënë që dua të iki
Përgatiti: Erion ABULE
Prandeli: Jam krenar për Italinë. Nuk largohem
Pak orë përpara ndeshjes së jetës mund të ndihesh i emocionuar, i lodhur, apo në ankth. Por Çezare Prandeli duket i qetë dhe pas një seance joga ndihet krenar. Ja fjala magjike: Kur një skuadër futbolli përfaqëson një vend jashtë, e kupton rëndësinë e asaj që po bën. Kundër Gjermanisë djemtë ishin të jashtëzakonshëm dhe unë u ndjeva krenar që i drejtoj.
Prandeli flet qetë, me pjekuri, arrin të buzëqeshë herë pas here, por nuk kursen ndonjë thumb: Kur e pranova këtë detyrë mendova edhe cilësinë e jetës sime, – shpjegon trajneri axurr. Në muajt e fundit cilësia ka qenë e dobët, kanë qenë ditë të vështira dhe nuk e kisha më qetësinë që kërkoja. Që do të thotë se ndonjë kritikë nuk i ka pëlqyer dhe nuk do të kapërdihet lehtësisht. Të largohem? Nuk e kam thënë absolutisht, kam shpjeguar thjesht që më mungon fusha në mënyrë të përditshme. Kjo nuk do të thotë se do të largohem, do të bëj vlerësimet e mia.
Në konferencën për shtyp Prandeli pritet përmes duartrokitjeve dhe në Itali, ashtu si jashtë, të gjithë ekzaltojnë krijesën dhe punën e tij: Unë si Saki? Jo, Arrigo është një novator, unë vetëm jam përpjekur të gjej një rrugë për të kualifikuar punën tonë. Kur filluam aventurën tonë në Koverçiano, jemi përpjekur gjithnjë të transmetojmë ndonjë lloj ideje: po përgatisnim një veprimtari të vështirë europiane, por që gjithsesi donim të ishim protagonistë dhe për të qenë donim të linim të kuptonim se kishim aftësi në leximin e ndeshjes, që skuadra kishte një stil të saj në paraqitjen në fushë, para së gjithash kur sheh se skuadra zhvillon lojë. Ti vendosësh lojtarët së bashku pas shumë muajsh nuk është e lehtë, por kur nisëm të më pyesnin, të qëndronin më shumë në fushë, për të përsëritur disa situata, e kuptova se kisha çelësat e suksesit.
13 fitoret e Italisë nën drejtimin e Prandelit, i cili të enjten drejtoi nga stoli axurrët për herë të 25-të
13 fitoret e axurrëve në fazat finale të Europianit, në të cilat ka luajtur 32 ndeshje, ku 15 janë barazime dhe 4 humbje
2 dygolëshat në epokën e Prandelit: para Balotelit, ia kishte arritur Kasano kundër Irlandës së Veriut, 3-0, 11 tetorin e shkuar
2 penalltitë me trajnerin aktual, tjetri në fillim të sezonit 10 gusht 2001, i realizuar nga Ksabi Alonso në fitoren 2-1 kundër Spanjës në miqësore
Riti vazhdon, 10 kilometra
Çezare e tepron, sërish pelegrinazh pas fitores
Pelegrinazhi sjell fat dhe kështu pas fitores së Italisë 2-1 ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale të Euro 2012, trajneri Çezare Prandeli dhe stafi teknik axurr, pas rikthimit nga transferta në Varshavë, shkuan në këmbë në manastirin e Sacra Famigla-s në dioqezën e Krakovias. Ecja në këmbë, e shpejtë, vajtje-ardhje, ishte rreth 10 kilometra. Rreth orës 5 të mëngjesit delegacioni u kthye në hotel. Pelegrinazhi pas fitores ishte përuruar pas suksesit 2-0 ndaj Irlandës në ndeshjet e grupit kualifikues, kur Prandeli kishte arritur pas 21 kilometrash dhe thuajse 3 orë e gjysmë në këmbë në manastiirin e Eremo dei Camaldolesi-t. Pas fitores me 11-metërsha ndaj Anglisë, tekniku shkoi në kishën e Vieliczkës pasi kishte përshkruar 11 kilometra.
Ka lindur një yll, por Oscar-i i shkon Prandelit
Nga Andrea Monti
Gazzetta dello Sport
Më në fund lindi një yll. Ja i rëni nga qielli, simboli i Italisë së re: SuperMario Baloteli, djaloshi i ëndrrave. Kufiri është qielli, nuk është retorikë, por një gjykim. Të enjten kombëtarja e preku vërtet dhe e vizatoi me ngjyrat e saj: vetëm axurre në mbrëmjen magjike të Varshavës.
Duke shqyer Gjermaninë e re kundër të gjitha parashikimeve që na donin më të dobët dhe më të lodhur, Italia arriti ku asnjë nuk e mendonte, aq sa pak përpiqeshin ta imagjinonin. Arriti finalen e Euro 2012, duke luajtur një futboll të shkëlqyer, të vendosur. E ka merituar edhe fatin e mirë që shoqëron të fortët. Respekt për poemën-epike të Itali-Gjermani, që kalon përmes brezave me emra si Rivera e Paolo Rosi, Lipi, Kanavaro e Fabio Groso, të cilëve u shtohet edhe një kapitull tjetër me protagonistë të vjetër e të rinj: Baloteli së bashku me Pirlon, Kasanon, me De Rosin dhe Bufonin. Por faqen më të rëndësishme e ka shkruar ai: sido që të shkojë kundër Spanjës dhe ideja është që do të luajnë shumë mirë Prandeli është një mjeshtër i futbollit dhe e fitoi plotësisht bastin e tij.
Para ndeshjes, trajneri kishte lënë një sinjal domethënës për ata që e duan kombëtaren dhe futbollin e bukur. Ajo më mungon fusha…, linte të kuptohej se pas rikthimit nga Euro 2012, mund të largohej. Pas triumfit të enjten, për fat të mirë çështja u mbyll dhe linja drejt Botërorit brazilian është lëshuar. Prandeli ka shumë pakënaqësi, sidomos në lidhje me përgatitjen e kombëtares së tij në Europian teksa skandali i basteve ishte në kulm, duke i shpërqendruar lojtarët. Me përshtypjen jo të mirë që ishte në lojë edhe prestigji i tij. Tani që na nxori në finale, duhet ti japim një falënderim të madh sa një shtëpi. Fitoret e kombëtares së tij, ofrojnë një sistem futbolli shpresëdhënës dhe me talentet e të rinj është një rast shumë i mirë për tu rinisur. Italia, me dy ditë pushim më pak, ka prodhuar një ndeshje të përsosur. Dhe nuk thuhet se në fund gjermanët kanë sulmuar më shumë: me qetësi të madhe mund ta kishim mbyllur në goleadë. Pas krahasimeve të shumta në aksin Romë-Berlin, kronika e futbollit na dorëzon një esencë të vërtetë. Një ndeshje të bukur dhe të rëndësishme, me kënaqësinë që e kemi përjetuar, me vlerësimin që e fituam me meritë. Derbi i Gjermanisë dhe Italisë vazhdon edhe sot me përballje të tjera të ashpra. Ndoshta edhe në ekonomi, me shpirtin e duhur, mund të kthehemi të fitojmë. Nesër në Kiev na presin kampionët e botës. Spanja nuk është një klient i keq i Gjermanisë dhe në krahasim me barazimin në grup, kemi një Baloteli më shumë. Kufiri qëndron në qiell. Dhe sido që të shkojë, punë të mbarë Prandeli: qëndro aty ku je, ia vlen.
Sipas një sondazhi të gazetës LEquipe, skuadra axurre fiton Europianin
70% e francezëve: Italia e mund Spanjën
Prej kohësh, në nivel futbollistik, Italia konsiderohet populli i catenaccio-s.
Mbrojtje e fortë dhe mesfushë e frikshme. Kombëtarja e Prandelit po i tregon të gjithë Kontinentit të vjetër, që diçka në Itali po ndryshon. Fitohet me lojë të bukur, duke mbizotëruar ndaj kundërshtarit. Në vijimësi, konsiderata e axurrëve në Europë po ndryshon. Spanjollët i befasuan, në çerekfinale anglezët dhanë vlerësimet e tyre dhe në gjysmëfinale Gjermania humbi. Mendimin për kombëtaren e Prandelit, tani e ka ndryshuar edhe Franca. Gjelat gjithnjë kanë qenë mendjemëdhenj ndaj axurrëve. E vërtetë, i eliminuan me 11-metërsha në çerekfinale në Francë 98 dhe i mundën në finale në Euro 2000. Por në Botërorin 2006, fitoi Italia. Dhe bilanci total me ta, thotë që në 36 ndeshje gjithsej, – Italia ka fituar 18 dhe ka humbur 8. Numra të qartë, por që nuk kanë mjaftuar për të fituar një farë respekti.
Ndryshimi i prirjes, një ditë pas fitores axurre kundër Gjermanisë, është treguar edhe një herë nga një sondazh i gazetës së përditshme franceze LEquipe. Ja pyetja: A mund të fitojë Italia nesër ndaj Spanjës?. Përgjigje e qartë: për 70% është një po, ndërsa vetë
