E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012, sot finalja Spanjë-Itali

Kampionati Europian Euro 2012 do të përfundojë sonte me ndeshjen mes skudrës së Spanjës dhe Italisë.
 

Spanjollët kampionë në fuqi dhe favoritë absolutë përpara nisjes së Euro 2012 mbrojnë titullin kundër të kaltërve të Cesare Prandelit. Tre tituj kampionë radhazi, askush nuk e ka arritur një gjë të tillë deri më tani, ndërsa këtë do të kërkojnë të besuarit e Del Bosque.

Ndërsa skuadra e Prandelit vjen pas një ndeshje të bukur kundër skuadrës gjermane, të cilët e çoi në shtëpi. Sa i përket formacionit të skuadrës italiane, Antonio Cassano ka probleme muskulare, por nuk do të jetë problem të shtrëngojë dhëmbët për të luajtur një finale të madhe. Pikëpyetja tjetër për teknikun italian ka të bëjë me mbrojtjen. I rikthyer, Abate mund të marrë sërish një vend si titullar, çka do të linte në stol Balzaretin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›