E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për supesticiozët…Italia kampione e Euro 2012

Për ata që janë supersticiozë, ja ku është verdikti i finales së Euro 2012, që do të luhet sot në mbrëmje mes Spanjës dhe Italisë.

Elefanti Citta (është femër) parashikuese të cilës polakët i kanë dhënë tagrin të zëvendësojë oktapodin e famshëm Pol të Botërorit 2010 gjatë këtij Europiani, sot e ka thënë "fjalën" e vet, duke zgjedhur mollën që ndodhej pranë flamurit italian.

Çka do të thotë: Spanja mposhtet nga Italia në finalen e sotme dhe shpallet kështu kampione Europe. Gjithmonë sipas elefantit…

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›