Dështon përpjekja e Edvinit për të blerë këshilltarët, s’vidhen dot 6 milionë eurot
Rrëzimi i buxhetit të bashkisë së Tiranës, pasojë e përpjekjeve të Edvinit për të vjedhur 6 milionë eurot e investimeve, përmes një votimi, që do të vinte nga blerja e këshilltarëve të LSI-së. Kryeministri Berisha konfirmon vullnetin për të miratuar vetëm projekte që kanë mbështetjen e parlamentarëve të Tiranës
“Projektbuxheti i Bashkisë së Tiranës është rrëzuar nga sjellja e vetë kryebashkiakut Edi Rama që ka ndarë veçmas një shumë prej 6 milionë eurosh për ta përdorur për interesa vetjake në funksion të fushatës së ardhshme elektorale”.
Kështu është shprehur dje gjatë një komunikimi të posaçëm me mediat kryeministri Sali Berisha. Për kreun e qeverisë është e pakonceptueshme që Rama ka bojkotuar mbledhjen e këshillit bashkiak duke mos dhënë kësisoj shpjegime për asnjë nga kërkesat apo vërejtjet e tyre mbi planin financiar të paraqitur.
“Me këtë projektbuxhet ai po vepron si gjysmëdaja i tij, qëkur vendi vuante nga uria sillte copën e kristalit që e premionte Shqipërinë si vendin që siguronte me forcat e veta bukën e gojës. Nuk mund të pranojmë ne buxhetin, duke marrë ai fëmijët e miqve dhe duke i paguar më shumë se ministrat për këshilltarë. Ai buxhetin e ka rrëzuar vetë. Këshilltarët e Këshillit Bashkiak janë parlamenti i Tiranës dhe çdo përçmim i tij është i rëndë. Të mos ketë frikë zotëria nga ajo që ka bërë vetë por të shkojë ta paraqesë vetë dhe jo të dalë ta paraqesë para policisë së tij bashkiake. Ka mbajtur 6 milionë euro për fushate elektorale. Nuk votohet ky buxhet. Ne jemi për miratimin e buxheti kudo por ai nuk mund të miratohet përderisa ai ka frikë nga buxheti. Ta çojë te Myslym Peza çmimin e kristalit po të dojë”, u shpreh Kryeministri Sali Berisha.
Ndërkohë mësohet se gjatë këtyre ditëve, Edi Rama ka tentuar të blejë vota këshilltarësh, për të mundësuar votimin projektbuxhetit, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak.
...