Leku dobeson Euron
Leku ka filluar qe te dobesoje euron, per here te pare pas uljes se interesit nga Banka e Shqiperise. Euro nuk ka shenuar renie te madhe pasi eshte shitur me 125.5 lek dhe eshte blere me 126.2 lek. Nderkohe qe monedha shqiptare po humb vleren kundrejt dollarit amerikan dhe paundit britanik. Edhe pse ka kohe qe dollari po paraqet nje destabilitet ne bursen nderkombetare dhe tregun e kembimit valutor shqiptar, ka rreth dy jave qe kembehet ne vlera te larta dhe normale. Dollari blihet me 97.5 lek dhe shitet me 98.3 lek. Monedha e cila po vazhdon qe te forcohet qe ne filim te vitit 2009 eshte paundi, kesaj jave monedha perfaqesuese e Mbreterise se Bashkuar do te shitet me 140. 8 dhe do te shitet me 141.4 lek. Ekspertet ekonomike shprehen se nje dobesim I mundshem i monedhes se perbashket europiane eshte I pritur por ne vazhdim ende nuk dihet nqs euro do te vazhdoje te dobesohet pasi ne efektet e krizes ekonomike boterore, monedha me e sigurte shihet euro edhe nga shqiptaret.