Deshton privatizimi i Postes dhe Telekomit te Kosoves
Komiteti qeveritar per privatizimin e Postes dhe Telekomit te Kosoves shpalli sot mbylljen e procesit dhe paralajmeroi fillimin e nje procesi te ri per privatizimin e kesaj ndermarrjeje. Vendimi pasoi terheqjen nga konkurrenca te Telekomit kroat njera nga dy kompanite qe kishin mbetur ne rrethin e ngushte per blerjen e 75 per qind te aksioneve ne kete ndermarrje qe eshte me fitimpruresja ne Kosove. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj tha se shqetesimet rreth akuzave te ngitura ndaj nje pjese te drejtuesve te Postes dhe Telekomit te Kosoves ishte arsyeja e terheqjes se kesaj kompanie.
Dhe ata kane shpreh shqetesim per procesin gjyqesor qe eshte duke u zhvilluar ne Posten dhe Telekomin e Kosoves dhe njekohesisht kane shpreh shqetesimin e tyre per te vazhduar me proces tha ministri Beqaj.
Shefi ekzekutiv i Postes dhe Telekomit Shyqyri Haxha dhe anetari i bordit drejtues te kesaj ndermarrjeje Rexhe Gjonabalaj akuzohen per nenshkrimin e kontratave te demshme per Posten dhe Telekomin e Kosoves. Akuzat jane hedhur poshte nga dy drejtuesit e larte qe jane ne pritje te procesit te konfirmimit te akuzes. Megjithate terheqja e kompanise nga Kroacia e cila ishte ne konkurrence bashke me nje kompani gjermane ka bere qe autoritetet te vendosin qe procesi te pushoje meqe nuk mund te kete privatizimin me vetem nje kompani.
Komiteti qeveritar per privatizim sot ka marre vendim per ta shpallur te mbyllur kete proces dhe per te filluar pergatitjet per nje proces te ri i cili do te shkon sipas orientimeve strategjike qe ka qeveria e Republikes se Kosoves tha ministri Beqaj.
Shitja e aksioneve te Postes dhe Telekomit parashihej ti siguronte buxhetit te Kosoves nga 300 deri ne 600 milion euro te hyra keto qe ishin parashikuar edhe ne buxhetin e Kosoves per kete vit. Autoritetet thane se buxheti nuk do te pesoje nga deshtimi i privatizimit te Postes. Por ekspertet e ekonomise thone se nderprerja e procesit mund te kete pasoja te tjera. Drejtori ekzekutiv i Odes Ekonomike Amerikane Leke Musa tha ne nje bisede per Zerin e Amerikes se kjo eshte nje shenje e keqe per Kosoven meqe behet fjale per privatizimin e ndermarrjes me te rendesishme te vendit.
Deshtimi qe te terhjek Kosova nje investitor atraktiv ne kete fushe eshte nje deshtim i cili nuk dergon aq sinjale pozitive per ekonomine e Kosoves. Shpresoj qe privatizimi do te kryhet se shpejti dhe qeveria e Kosoves do te beje gjithcka cka eshte e mundur qe kjo te kryhet ne nje afat sa me te shpejte tha zoti Musa.
Vendimi per privatizimin e Postes dhe Telekomunikacionit qe eshte nje nga ndermarrjet publike me fitimprurese ne Kosove u miratua ne mars te ketij viti ne kuader te ligjit per buxhetin e Kosoves. Opozita e ka kundershtuar ashper vendimin shitjen e Postes dhe Telekomunikacionit. Mospajtimet rreth ketij privatizimi ne vjeshten e kaluar ishte nje nga shkaqet qe cuan ne krizen institucionale ne vend qe u pasua me zgjedhjet e parakohshme.