Sekretarja Klinton shkon ne nje vizite te panjoftuar ne Libi

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka shkuar ne nje vizite te panjoftuar me pare ne Libi per tu takuar me udheheqesit e rinj te vendit ndersa luftetaret e qeverise se perkoheshme te Libise jane duke e vazhduar sulmin ndaj nje prej qendrave te fundit qe ka mbetur nen kontrollin e ish-udheheqesit libian Muamar Gadafi.
Zonja Klinton mberriti sot ne Tripoli ku ajo pritet te premtoje se SHBA do ti japin Libise ndihma me vleren e miliona dollareve per programe edukimi kujdes shendetesor per ushtaret e plagosur ndihma ne armatime dhe per programe arkeolologjike. Sekretraja Klinton pritet te takohet gjate vizites se saj me Kryetarin e Keshillit Kombetar Kalimtar Mustafa Abdel Xhalil dhe me kryeministrin e perkohshem Mahmud Xhibril.
Kjo eshte vizita e nivelit me te larte te nje zyrtari amerikan qe nga koha e fillimit te kryengritjes kunder Muamar Gadafit ne muajin shkurt. Nderkohe qindra luftetare te qeverise libiane kryen sot sulme ne qytetin Sirte nje dite pasi moren kontrollin e nje tjeter qendre nen kontrollin e forcave besnike te Gadafit.
Luftetaret pro-Gadafit jane grumbulluar ne nje zone te vogel te Sirtes ku forcat e Keshillit Kombetar Kalimtar jane perpjekur per disa jave te marrin kontrollin. Zyrtaret e Keshillit thone se marrja e kontrollit te qytetit te lindjes se Gadafit do te beje te mundur qe ata te deklarojne clirimin e mbare vendit.