E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emiri i Katarit viziton Maqedonine

Emiri i Katarit Sheik Hamad bin Kalifa Al Tani po qendron per nje vizite dyditoreshe ne Maqedoni vizita e pare kjo qe nje mbret nga vendet arabe i ben ndonjehere Maqedonise. Emiri Al Tani vjen me nje delegacion prej njeqind anetaresh. Ne mesin e tyre dy anetare te familjes mbreterore dhe dymbedhjete ministra. Midis dy vendeve do te neshkruhen disa marreveshje ne fushat e kultures arsimit shendetesise dhe ekonomise. Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov do ta dekoroje Emirin Hamad Bin Al Tani me dekoraten 8 Shtatori per angazhimet lidhur me dialogun ne mes civilizimeve dhe feve dhe bashkepunimin me Republiken e Maqedonise ne kete fushe si dhe per kontributin e vecante dhe perkushtimin lidhur me avancimin e marredhenieve midis dy vendeve. Autoritetet maqedonase kane angazhuar qindra police per ta siguruar mbretin dhe delegacionin nga Katari. Ne Shkup eshte vendosur nje regjim i posacem i levizjes se makinave. Mbreti Al Tani mes tjerash do te ndalet ne carshine e vjeter te Shkupit dhe do te vizitoje monumente kulturore dhe historike. Ai me pas shkon per vizite edhe ne Shqiperi Poloni dhe Ukraine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›