E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sakrifica njerëzore në emër të tregjeve

Socialisti Jose Luis Rodriguez Zapatero do kalojë në histori si presidenti më i keq i Spanjës demokratike. Paraardhësi i tij, Jose Maria Aznar (i partisë popullore), të paktën kishte një koherencë ideologjike. Reforma e heshtur kushtetuese e kohëve të fundit, që parashikon futjen e një norme të barazisë në bilanc, u orkestrua nga dy partitë më të mëdha të vendit dhe godet në zemër demokracinë dhe autonominë e shtetit.

Një reformë e nevojshme, si thonë, e detyruar nga Angela Merkel dhe Nickolas Sarkozy për të kontraktuar mos besimin e tregjeve kundrejt borxhit spanjoll.

Mungesa e besimit mund të kishte cuar në krizë edhe borxhet e tjera europian dhe të fundoste euron. Ja pra motivi, i presionit mbi qeverinë spanjolle, që prej kohësh ka braktisur cdo mundësi sovraniteti ekonomik për tu bazuar mbi profetësitë e tregjeve. Një pushtet suprem dhe i mistershëm që duhet të shuhet me sakrifica njerëzore: Shkurtimet në shpenzimet sociale godasin shëndetësinë, arsimin dhe pensionet. Me fjalë të tjera, jetën.

Por kush janë tregjet? Ndonjë prej jush njeh personalisht ndonjë treg? Tregjet janë investimet e menaxhuara nga ndërmjetësit financiar. Por cfarë dëshirojnë investitorët dhe ndërmjetësit e tyre? Ekuilibrin fiskal? Të garantojnë shlyerjen e borxhit afat gjatë? Jo. Motori i vërtet i investimeve është fitimi, i pastër, i thjesht dhe afat shkurtër. Kështu funksionon bota e financës. Nga fitimet varen dividendët e aksionistëve, por mbi të gjitha komisionet dhe bonuset e operatorëve financiar.

Fitimet afat shkurtër arrihen në mënyra të ndryshme, edhe duke vënë bast mbi ulje-ngritjen e vlerës së titujve financiar, duke përfshirë titujt e shtetit dhe valutat kombëtare. Për disa zhvlerësimi i borxhit sovran spanjoll dhe rritja e interesave mbi titujt e shtetit mund të jetë një biznes i mirë. Fitimet e mëdha janë të mundur falë trazirave financiare. Apatia ekonomike është perspektiva më e errët për tregjet. Prandaj Spanja dhe euro mund të falimentojnë, jo për borxhin.

Në realitet nuk mendohet për të shpëtuar ekonominë spanjolle, por për të shfrytëzuar krizën për ti lidhur duart përfaqësuesve politikë të qytetarëve në rast se i kap tundimi të dëgjojnë votuesit e tyre dhe jo tregjet në interpretimin që japin Merkel, Sarkozy dhe gjithë ata që mundohen të shpëtojnë fytyrën në kurriz të vendeve të tjera europiane.

Thelbi i cështjes është se në emër të tregjeve imponohet një reformë kushtetuese pa konsultuar qytetarët, duke e aprovuar nga një maxhorancë parlamentare që mund të ndryshojë në pak muaj. Me këtë hap kushtetuta humb legjitimitetin e saj, e konsideruar si e paprekshme në disa situata por që manipulohet sa herë i leverdis politikanëve në pushtet.

Qytetarët duhet të kenë mundësinë të thonë fjalën e tyre: Edhe nëse zgjedhin gjënë e gabuar, gjithsesi mbetet një e drejt e tyre. Është e papranueshme që politikanët të përdorin pretekstin e demokracisë si garanci për të ndërhyrë në mënyrë autonome mbi cështje kaq të rëndësishme, duke përdorur parlamentin sikur vendi të ishte pronë e tyre. Mendojnë për Islandën: Pas muajsh mobilizimi social, një referendum vendosi rregulla të reja financiare, largoi politikanët përgjegjës për krizën dhe nuk pranoi ti paguante borxhin bankave. Nga ajo ditë për islandezët gjerat kanë shkuar shumë më mirë.

Nëse kriza e demokracisë spanjolle, që indinjoi pjesën më të madhe të popullsisë, ishte e thellë, kjo reformë e turpshme kushtetuese asgjëson cdo kredibilitet të politikanëve që e votuan. Nëse kushtetutën e diktojnë tregjet, atëherë le të lejojmë të komandojnë bankierët. Por nëse qytetarët vlejnë akoma dicka, atëherë mund të rindërtojnë në mënyrë paqësore demokracinë dhe të pastrojnë institucionet nga disa parti që kanë vendosur rrënjët në parlament sikur të ishte pronë e tyre.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›