E Diel, 1 Nëntor 2026

Deshton procesi i "Bandes se Lushnjes"

Tirane - Procesi ne ngarkim te 7 te pandehurve te cilesuar si anetare te "Bandes se Lushnjes" eshte shtyre serish. Ashtu edhe si seancat e meparshme shkak jane bere avokatet mbrojtes se te pandehurve. Ministria e Drejtesise e cila eshte vene ne dijeni te kerkesave te gjyqtareve per masa ndeshkuese mbi avokatet qe behen pengese per zhvillimin e proceseve, ia ka derguar keto shkresa Dhomes se Avokatise. Kjo e fundit mesohet te mos kete marre deri me sot asnje mase penalizuese. Shkak per shtyrjen e seances se djeshme gjyqesore ishte nje nga mbrojtesit e te pandehurit Afrim Hoxha, i cili nuk mori pjese ne seance. Vete i pandehuri kishte derguar nje deklarate Gjykates se Krimeve te Renda, ku bente me dije se donte te mbrohej nga dy mbrojtesit e tij ligjor. Gjate seances se djeshme ishin te pranishem edhe tre nga deshmitaret te cilet do te deshmojne ne seancen e radhes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›