E Diel, 1 Nëntor 2026

Tuneli, perfundojne 60% e punimeve

Ne tunelin e segmentit, Rreshen -Kalimash te rruges se re Durres -Kukes kane perfunduar pothuajse, 60 per qind e punimeve. Burimet zyrtare te Ministrise se Transportit njoftuan dje se, sipas situacionit te punimeve nga kompania Bechtel Enka deri me 22 shtator, progresi total i kombinuar ne te dy galerite e tunelit eshte 6.8 km, nderkohe qe gjatesia totale e tunelit, duke perfshire te dyja galerite 6 kilometer. Kompanise i mbeten per te perfunduar vepren me te veshtire te segmentit edhe 2.6 kilometra. Gjithashtu ne segmentin Rreshen -Kalimash ku po punon kompania Bechtel-Enka puna vazhdon ne te 27 urat. Deri tani nga 2 impiante prodhimi jane prodhuar 385 trare, ku 190 prej tyre jane tashme instaluar. Punimet ne 7 ura te tjera kane perfunduar dhe ato tashme perdoren nga mjetet e kompanise per te lehtesuar trafikun, njoftojne te njejtat burime. Ndersa, jane ndertuar bazamentet dhe kembet mbajtese edhe per 15 ura te tjera. Ne 23 Shtator ka filluar vendosja e trareve ne uren me te larte ne kete aks, 80 metra.

Ne 24 Shtator, ka perfunduar asfaltimi ne nje seksion prove, ne afersi te portalit verior te tunelit. Mbas testeve te nevojshme te kryera, kompania do te vazhdoje asfaltimin ne seksionin 3 nga portali verior i tunelit deri ne Kalimash. Burimet zyrtare nga Ministria e Transportit njoftuan se, per procesin e punimeve po perdoren rreth 1300 makineri te tipeve te ndryshme. Ne pajisjet e medha perfshihen dy nyje asfalti, nje ne Klos dhe nje ne Kukes, 5 sonda per te hapur tunelet, dy lancera per traret e urave, 2 impiante te prodhimit te trareve te urave, 6 nyje betoni, dy gurore, 6 vinca te lartesive dhe peshave te medha, 380 kamione, 92 ekskavatore. Aktualisht, jane 3.700 punetore qe punojne ne projekt. Ne fund te muajit Gusht, projekti arriti ne total 13.4 milion ore pune. Autostrada do te jete gati 45 km me e shkurter se rruga ekzistuese drejt Kosoves dhe koha e udhetimit do te reduktohet me dy ore nga gjashte ore te tanishme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›