Nis procesi i gjeneral Spahiut ndaj presidentin
Tirane - Ne Gjykaten e Tiranes ka startuar dje procesi gjyqesor mbi padine e bere nga gjeneral Shpetim Spahiu ndaj Presidentit te Republikes. Ne seancen e djeshme te dyja palet jane njohur me njera tjetren, ndersa procesi eshte shtyre per te paraqitur pretendimet e pales paditese. Vete gjenerali Shpetim Spahiu nuk ka qene prezent ne seancen e djeshme. Ish Komandanti i Forcave te Bashkuara, Gjeneral Major (L) Shpetim Spahiu kerkon nga Gjykata e Tiranes shfuqizimin e dekretit numer 5717 te dates 9 maj te ketij viti te firmosur nga ana e Presidentit te Republikes per shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen ne lirim te tij, shkarkim ky i bere menjehere pas tragjedise se Gerdecit. Padia e Spahiut eshte regjistruar ne Gjykaten e Tiranes me 5 qershor te ketij viti si dhe po shqyrtohet nga ana e gjyqtares Alkelina Gazidede. Spahiu u shkarkua nga detyra, tre muaj pas tragjedise se Gerdecit.