Universiteti per Turizmin, nje sfide e mirepritur
Turizmi ne Shqiperi, eshte ai sektor i cili mesa duket aktualisht, me teper se kurre, ka gjetur terrenin e pershtatshem per te marre hov. Kjo, fale nje pune shume te madhe te viteve te fundit, per te rritur numrin e turisteve. Por, celesi i suksesit ne kete sektor qendron diku tjeter. Se shpejti pritet qe ne Tirane te celet universiteti me i ri i Turizmit. Rektori i ketij universiteti do te jete akademiku i njohur Italian, Salvatore Messina, i cili se bashku me nje grup akademikesh nderkombetare, profesioniste te kualifikuar, do te ngrene ne kembe nje universitet te tille, i pari universitet privat, per Turizmin ne Shqiperi, i cili ka per synim te pergatise nje staf te kualifikuar. Profesori i njohur Italian, Messina, i cili referon prej shume vitesh ne universitetet me ne ze te Evropes, ka pranuar me kenaqesi dhe vullnet te kontribuoje ne nje vend te huaje si Shqiperia, ku turizmi gjendet ne hapat e pare te tij. Universiteti Evropian per Turizmin u krijua nga Fondacioni i Universitetit Evropian per Turizmin, i vendosur ne Tirane per te realizuar parashikimet e Unitetit te Turizmit te Komisionit Evropian- Ndermarrja e Pergjithshme Drejtuese. Universiteti, qe u licencua nga Keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise me 4 qershor 2008, eshte i vetmi shembull ne zonen e Evropes Mesdhetare qe fokuson aktivitetet didaktike e shkencore dhe aplikon kerkimet ne fushen e turizmit te qendrueshem, si faktor i zhvillimit lokal. Ky universitet do te nenshkruaje nje marreveshje bashkepunimi me universitetet e meposhtme, si Universiteti "Ca' Foscari, Venezia", Itali; Universiteti "Aleksander Xhuvani", Elbasan, Shqiperi; Universiteti i Dyte i Napolit, Itali; Universiteti i Malages, Spanje; Universiteti Jaen, France; Universiteti "De La Roche sur Yon", Nantes, France; Universiteti Lusiada i Lisbones, Portugali; Universiteti "La Sapienza", Rome, Itali Ky universitet synon turizmin e qendrueshem, si celesin kyc te turizmit ne Shqiperi. Pas nje studimi te hollesishem strukturor, ne Shqiperi stafi i ketij universiteti eshte bindur se atje ku duhet te vihet dore eshte pikerisht turizmi. Universiteti per Turizmin, do te kete dy fakultete, nga njera ane eshte Fakulteti i Turizmit, me deget; Ekonomi e Turizmit, Politika te Turizmit dhe Menaxhim i Turizmit qe ka dy ndarje - Hoteleri dhe Restorante, dhe nga ana tjeter kemi Fakultetin e ICT, me deget Komunikim dhe Gjuhe Bisnesi dhe Teknolgji Informative.